English

Majmuni tymos, animalistët kundër regjisorit

Kalifornia, 18 Prill NOA - Regjisori Todd Phillips aktualisht është nën shënjestrën e një grupi animalsitësh dhe kjo pasi ka paraqitur një majmun duke tymosur cigare në një skenë të filmit që pritet të dalë në sallat e kinemasë, “Hangover 2”.

“Doja që majmuni të tymoste dhe për këtë arsye e kam stërvitur”, - pohoi regjisori për Total Film magazine.

Për momentin organizata animaliste PETA është duke e akuzuar atë për faktin se i ka mësuar vesin e duhanpirjes. Majmuni është duke marrë pjesë dhe në xhirimet e filmit të Cameron Crowe, “We Bought a Zoo” dhe me sa bëhet e ditur nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky ves.

r.b/NOA

KOMENTE