Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qëlloi me pistoletë të moshuarën, 44-vjeçari shpallet në kërkim
English

Qëlloi me pistoletë të moshuarën, 44-vjeçari shpallet në kërkim

Vlorë, 18 prill, NOA – Forcat e policisë së Vlorës kanë shpallur në kërkim një 44-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i plagosjes së një të moshuare ditën e djeshme.

Fjala është për ngjarjen e ndodhur dje rreth orës 14:30 në fshatin Mekat-2, komuna e Shushicës në Vlorë, ku për motive të dobëta ka mbetur e goditur me pistoletë në oborrin e shtëpisë së saj 63-vjeçarja me inicialet S.T.

Siç raportohet nga policia e Vlorës për agjencinë e Lajmeve NOA, autori Ismet Ahmetaj, banues në fshatin Vreshtës të Fierit ka qëlluar dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Për fat të mirë, aktualisht, e plagosura ndodhet në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

Kurse materialet procedurale rreth ngjarjes do t’i referohen prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78 e 22,278/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE