Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sukth, tjetër incident me flamujt, militantët e PS goditen nga të PD
English

Sukth, tjetër incident me flamujt, militantët e PS goditen nga të PD

Durrës, 18 prill 2011, NOA – Ndërkohë që ndërkombëtarët bëjnë thirrje për qetësi e bashkëpunim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve vendore të 8 majit, një tjetër incident elektoral me flamujt është shënuar para pak minutash në fshatin Sukth të Durrësit. Korrespondenti i agjencisë NOA bën me dije se shkak i ngjarjes janë bërë disa militantë të PD-së, të cilët kanë goditur simpatizantë të PS-së.

Përplasja ka ndodhur për shkak se militantët e Partisë Socialiste po vendosnin simbolet dhe posterat e PS-së në qendër të Sukthit.

Në një moment ata janë goditur me sende të forta nga militantët e Partisë Demokratike, që kanë qenë në kundërshtim të vendosjes së simboleve elektorale në atë vend.

Incidenti me flamujt nisi në Tiranë, kur mëse dy javë më parë inspektorë të Policisë Bashkiake hoqën flamujt e LSI-së të vendosur pranë njësisë bashkiake nr. 5 pranë stadiumit “Selman Stërmasi”.

Flamujt e LSI-së u hoqën me argumentin se ato ishin vendosur në mënyrë të paligjshme në vende publike, siç janë shtyllat e ndriçimit në kryeqytet.

mit/NOA

KOMENTE