Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhixho: Projekte konkrete për integrimin e romëve
English

Xhixho: Projekte konkrete për integrimin e romëve

Tiranë, 18 prill, NOA – Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha dhe Kandidatja e “Aleancës për Qytetarin” në njësinë numër 5 në kryeqytet, Erisa Xhixho kanë zhvilluar sot një bashkëbisedim me përfaqësues të komunitetit rom.

Duke u njohur me problemet dhe shqetësimet e këtij komuniteti, Xhixho ka theksuar se LSI-ja ka projekte dhe plane konkrete për zgjidhjen e problemeve të tyre.

“Komuniteti rom do të jetë në vëmendjen e programit tim. Unë do të jetë gjithmonë avokatja e tyre, avokate për zgjidhjen e problemeve dhe shqetësimeve që ata kanë. Ashtu sikurse në programin tim, parashikoj t’i jap zgjidhje shumë problemeve që ka kjo njësi bashkiake sikurse janë problemet e infrastrukturës, problemi i kanalizimeve të ujërave të zeza, furnizimi me ujë të pijshëm, hapësirat e blerta etj,”, - tha Xhixho.

Kandidatja e LSI-së, Xhixho u shpreh se “së bashku me Kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës, z. Lulëzim Basha, dhe në partneritet të ngushtë me qeverinë kemi një plan konkret për këtë komunitet duke investuar në strehimin dhe integritetin e tyre”.

Kandidatja Xhixho shtoi se LSI asnjëherë nuk ka dal para qytetarëve pa një plan konkret, edhe këtë herë tha ajo “LSI-ja në programin e saj që ofron për qytetarët në këto zgjedhje janë tepër konkrete, janë programe që krijojnë vende pune dhe ndihmojnë biznesin”.

Duke folur për projektet konkrete Xhixho u shpreh se do të krijohen 11 qendra për trajnime profesionale.

“LSI-ja vjen në këto zgjedhje duke parashikuar të krijojë 11 qendra trajnimi profesionale, ku të rinjtë të mos enden si të pa punë, por duke përvetësuar një profesion, ata mund të thithen nga tregu i punës dhe ky është një projekt shumë i mirë dhe për këtë komunitet kur ne tashmë jemi njohur me mungesën e hapësirave për një vend pune për komunitetin rom”, tha Xhixho.

Xhixho ka theksuar se pjesë e projekti të saj për drejtimin e njësisë 5 është dhe mbështetja për arsimimin dhe për biznesin e vogël.

“LSI-ja, parashikon të hap 8 shkolla të reja në Tiranë, duke punësuar 320 mësues të rinj dhe duke ulur numrin e nxënësve nëpër shkollat e kryeqytetit, por gjithashtu ne kemi dhe një plan të ri që ka të bëjë me kreditimin e 2 mijë bizneseve të vogla e të reja që nëpërmjet mbështetjes dhe kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës, ne jo vetëm do të hapim këto biznese, por edhe do të punësojmë qindra punonjës të cilët sot nuk kanë asnjë punë dhe nuk kanë të ardhura për familjet e tyre”, - tha Xhixho.

a.k.NOA

KOMENTE