English

6-vjeçari merr makinën dhe shkakton aksident

Oregon, 19 Prill NOA - Kishte uri dhe në shtëpi nuk gjeti asgjë për të ngrënë. Pasi gjeti disa monedha në xhepa, një djalë 6 vjeçar amerikan mori çelësat e makinës së mamasë së tij dhe hipi në veturë për të shkuar në dyqanin më të afërt.

Megjithatë vogëlushi ishte shkaktari i një aksidenti rrugor, në të cilin nuk pati të plagosje të rënda.

Makina e drejtuar nga i vogli shtypi para saj kaseta të shumta përgjatë rrugëve të Klamath Falls, në Oregon.

Më pas ai ndryshoi drejtimin e timonit duke u përplasur me një kamion i cili po udhëtonte në drejtim të kundërt me djalin.

r.b/NOA

KOMENTE