Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Basha zë radhë në urbanët e Tiranës
English

Basha zë radhë në urbanët e Tiranës

Basha duke përshkuar sot kryeqytetin me autobus premtoi se “do rregulloj trafikun në Tiranë dhe siguroi se brenda 1 viti nisin punimet për tramvajin”. Basha ka udhëtuar gjatë paradites me linjën Kombinat–Kinostudio, ku qytetarët i kanë bërë të ditur se çdo ditë u duhet të udhëtojnë mbi 45 minuta deri në qendër të Tiranës dhe në kushte shumë të këqija.

“Udhëtimi për në qendër zgjat një orë e gjysmë. Ka aksidente shumë kjo rrugë”, i tha një banore Bashës në autobuz. ”Unë jam nga Tepelena dhe kam ardhur në vitin ‘98 në Kombinat. Kombinatin e kam gjetur me këto autobuza dhe po vazhdojmë të ecim po me këto autobuzë. Ishalla e bën atë punën e tramvajit që të shpëtojë i gjithë ky komunitet”, i tha një banore tjetër Bashës. “Këto janë autobuza të shkatëruar dhe nuk dimë të hipim njëherë si njerëz. Vishemi për të shkuar në punë dhe kthehemi qelbur” tha një banore tjetër.

Basha ka paraqitur platformën e tij, ku parashikohet edhe tramvaji. Po kështu, Basha tha se orari i transportit në periferi do te jetë i njëjtë me atë në qendër. Edhe në skajet e Tiranës do të ketë shërbim transporti në orët e vona të natës.

KOMENTE