English

Berisha-Ramës: Shtëpia e së shkuarës ka hapur dyert për ty

Manëz, (Durrës), 19 prill, NOA- Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot kandidatin për kryetar bashkie në Manëz, Bujar Huqi. Kryeministri Sali Berisha u shpreh se alternativa e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” është ajo e njerëzve të suksesit. Ndërsa ka thekuar se alternativa e PS-së, është ajo e së shkuarës. “Nuk kam ndërmend të harxhoj qoftë edhe 30 sekonda me kundërshtarët e mi, me disfatat e tyre dhe alternativën e tyre. Por këtu nga Manza, do t’i them kryetarit të Partisë Socialiste: shoku Edi, vrapo sa të mundësh në rrugën tënde të vetme, shtëpia e të shkuarës po të pret dhe ka hapur dyert për ty. Ec me vrap drejt të shkuarës tënde”, tha sot Berisha.

Kryeministri u shpreh se qeveria e mazhorancës është një histori suksesi. Ai solli në vëmendje dhe projektet që janë realizuar nga kandidati Bujar Huqi gjatë mandatit të parë të tij.

“Katër vitet që shkuan, me zotin Bujar, për të ndryshuar për mirë jetën tuaj, ne kemi investuar në 19 projekte, me një vlerë prej mbi 420 milionë lekë. Ne kemi investuar në fermat, i kemi mbështetur ato dhe faktikisht sot në këtë bashki janë trefishuar rrënjët të ullirit. Unë ju garantoj se në katër vitet që vijnë ne do të mbështesim çdo projekt, do të ndërtojmë e rindërtojmë çdo rrugë e rrugicë të kësaj qyteze, çdo rrugë e rrugicë të fshatrave të kësaj bashkie”, tha Berisha.

Ai shtoi se në katër vitet që vijnë do ndërtojmë e rindërtojmë çdo shkollë të këtij territori, do të garantojmë ujë 24 orë për të gjitha fshatrat dhe bashkinë e Manzës, si dhe do të financohet projekti i fushës së sportit dhe çdo projekt tjetër.

Kreu i mazhorancës u shpreh se në katër vitet që vijnë, kjo bashki, Durrësi dhe gjithë vendit. “Ne jemi njerëz të suksesit sepse ne, në një hark kohor të shkurtër, prej 5 vitesh, kemi ndërtuar e rindërtuar në këtë vend 8 mijë kilometra rrugë në mbarë Shqipërinë dhe unë erdha sot tek ju ne një kohë shumë më të shkurtër se sa më duhet për të shkuar në Durrës. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE