English

Erë demokracie në Kubë, miratohen 300 reforma ekonomike

Havana, 19 prill, NOA – Në Kubë ka ndodhur jo vetëm diçka që nuk pritej, por që i ka lënë pa fjalë të gjithë në botën perëndimore. Ashtu siç veprohet edhe në këtë të fundit, edhe në Kubë, tashmë qeveria po punon dhe po miraton reforma të rëndësishme, madje 300 të tilla në një ditë ...

Kështu, në kongresin Partisë Komuniste të Kubës u miratuan reformat ekonomike të presidentit Raul Castro, ku delegatët votuan për rreth 300 të tilla.

Ato nxisin iniciativa private, brenda planit të tanishëm ekonomik, duke u lënë fushë të lirë kubanëve të punojnë privatisht në 178 fusha të ndryshme.

n.e/NOA

KOMENTE