Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Gllaboqica” arreston tre kosovarë, kontrabandonin armë dhe municione
English

“Gllaboqica” arreston tre kosovarë, kontrabandonin armë dhe municione

Ferizaj, 19 prill 2011, NOA - Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në kuadër të operacionit të koduar “Glloboqica” arrestoi sot tre persona me akuzën se kontrabandonin armë dhe municione luftarake. Gjatë operacionit policor u ushtruan kontrolle të hollësishme nëpër shtëpitë edhe lokalet e dyshuara në zonën e drejtorisë rajonale të Ferizajt, ku u vunë në pranga një grup i strukturuar i të dyshuarve, të cilët dyshohet se në vazhdimësi kanë kontrabanduar armë dhe municione.

Gjatë operacionit u arrestuan shtetasit shqiptarë nga Kosova Q. Ceka i lindur në vitin 1981, I. Ceka i lindur në vitin 1962 dhe B. Ceka i lindur në vitin 1969.

Në shtëpitë dhe lokalet e kontrolluara policia e Ferizajt konfiskoi një sasi armatimi dhe municionesh si:

5 pushkë automatike (1 AK 47 dhe 4 të tjera prodhim suedez);

1 pushkë M 48;

1 revole 9 mm;

1 karabinë zvicerane;

1 pushkë gjysme-automatike, prodhim jugosllav

1 palë dylbi ushtarake dhe

qindra fishekë të kalibrit të ndryshëm

Të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes në Prishtinë.

Ky rast është po hetohet në bashkëpunim me disa shtete të rajonit dhe cilësohet si një dëshmi se e shtimit të nivelit të bashkëpunimit rajonal në luftën kundër krimit të organizuar.

mit/NOA

KOMENTE