English

Hiqej si i verbër, arrestohet teksa drejtonte makinën

Itali, 19 Prill NOA - Ishte zyrtarisht i verbër, por policia financiare e ka surprizuar atë teksa ishte në drejtim të një autoveture dhe për këtë arsye e ka arrestuar.

Individi i “rremë”, një 67-vjeçar, merrte përfitime financiare që nga viti 2003, ku ka fituar një shumë prej 60 mijë eurosh në total.

Autoritetet e ndaluan për një kontroll dhe ai duke mos qenë në dijeni se ishte në shënjestër të tyre, firmosi gjobën vetëm për mungesë të patentës.

Aktualisht duhet të përgjigjet për mashtrim të rëndë kundër INPS dhe një ideologjie të rreme.

r.b/NOA

KOMENTE