English

Incident elektoral në Mat, plagoset një person

Mat, 19 prill, NOA – Një tjetër incident për motive politike ka ndodhur sot në rrethin e Matit. Një person është plagosur me armë të forta nga një punonjës i komunës. Ngjarja ka ndodhur në Gurrë të Matit. Personi i plagosur është Gafurr Lleshi, 43-vjeç. Dyshohet se ai është rrahur dhe qëlluar me mjete të forta nga shoferi i kryetarit të komunës Gurrë që përfaqëson PS-në, Allaman Selami.

Ndërkohë që raportohet se Gafurr Llezhi është simpatizant i Partisë Demokratike dhe sherri ka ndodhur për zgjedhjet e 8 majit.

I dëmtuari është dërguar në spitalin e Burrelit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.

a.k/NOA (vijon...)

KOMENTE