English

Parashikimi i motit, 19 Prill 2011

Tiranë, 19 Prill 2011 NOA – Dita e martë nis me mot te kthjellet ne pjesen me te madhe te vendit perjashtuar zonat malore lindore te cilat do te jene me vranesira dhe shira te dobet.

Mesdita parashihet të sjellë diell ne zonat e ulëta dhe zonat bregdetare ndersa zonat malore do te mbeten me vranesira dhe shira te izoluar.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb pjesa e dyte te dites do te vijoje me kthjellime dhe vranesira ne Veri dhe Qender.

Ndersa zonat jugore do te jete me vransira dhe shira te dobet e afat shkurter.

Ne mbremje dhe gjate nates parashikohet permiresim i kushteve atmosferike duke bere qe vranesirat dhe shirat te largohen nga i gjithe territori i vendit.

Temperaturat e ajrit do te qendrojne konstante ne mengjes dhe ne mesdite ne te gjithe vendin.

Era do te fryje e lehte ne toke dhe mesatare det me shpejtesi 27 km/h me drejtim Perendimor ndersa dallgezimi ne Adriatik dhe ne Jon do te jete i ulet.

Europa

Moti Neser– E marte, 19 prill 2011

Pjesa me e madhe e kontinentit Europian do te dominohet nga kthjellimet dhe vransirat e lehta. Moti i kthjellet do te mbizoteroje ne Qender te kontinentit,ne Europen lindore dhe ne Ballkanin Verior.

Ndersa Europa veriperendimore dhe veriore do te mbetet ne kushtet te paqendrueshme atmosferike me vranesira dhe shira.

Problematike situata do te jete ne Europen Jugperendimore pasi reshjet e shiut do te bien me intesitet te larte te shoqeruar me stuhi te forta ere.

Gjithashtu me vranesira dhe reshje shiu do te mbetet Europa Juglindore por me intesitet te ulet.

Ngjarje ekstreme në Europë:

Ballkani Juglindor do te rrezikohet nga reshje shiu e debore;

Spanja dhe Portugalia alarmojne per ere te forte dhe shira intensive;

Suedia, Finlanda rrezikojne stuhi ere dhe reshje debore.

e.t/NOA

KOMENTE