Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Presidenti: Lufta kundër korrupsionit luftë me shumë pengesa
English

Presidenti: Lufta kundër korrupsionit luftë me shumë pengesa

Tiranë, 19 prill 2011, NOA – Presidenti i Republikës Bamir Topi inkurajoi rishtas luftën kundër korrupsionit duke theksuar se kjo luftë mbetet një nga sfidat më të rëndësishme, por dhe një nga më të vështirat për ta luftuar në të gjitha format dhe për të përmbushur dorazi aspiratat integruese të Shqipërisë. Kreu i Shtetit shprehu bindjen se kur lufta kundër korrupsionit është çështje themelore në aktivitetin publik dhe politik edhe të vendeve të rajonit, Shqipëria dhe institucionet e saj do të arrijnë të përballojnë të gjitha vështirësitë në luftën me pengesa kundër korrupsionit, për të arritur nivelet e standardet demokratike të vendeve të zhvilluara evropiane”.

Këtë bindje presidenti Topi e shprehu në takimin e tij me Kryetarin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), Adriatik Llalla si dhe drejtues të institucioneve homologe të shteteve anëtarë të “Rrjetit Rajonal Kundër Korrupsionit”,

Zoti Topi e inkurajoi ILDKP-në për mbështetjen e institucionit të tij për çrrënjosjen e e këtij fenomeni negativ.

Kryetari i Shtetit vlerësoi punën e rëndësishme të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe institucioneve homologe të vendeve të Evropës Juglindore dhe të shteteve të tjera evropiane në evidentimin dhe luftimin e fenomenit negativ të korrupsionit, si dhe domosdoshmërinë e zbatimit rigoroz të ligjit nga këto autoritete përgjegjëse edhe për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike.

Ai vlerësoi veprimtarinë e ILDKP-së, që në bashkëpunim me sistemin bankar dhe me median, ka kontribuar në gjetjen e instrumentave e mjeteve për të shmangur sa më shumë konfliktin e interesave duke goditur në kohë rastet e abuzimit me pushtetin publik të zyrtarëve të administratës shtetërore, rastet e krimit ekonomik apo dhe rastet e ndërhyrjes e përfshirjes së faktorëve e aktorëve politikë në çështje korruptive.

Në këtë kontekst kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla shprehu bindjen se, nëpërmjet bashkëpunimit të të gjithë faktorëve publikë, si edhe prezantimit të transparencës në nivele maksimale, ILDKP-ja do të jetë e aftë të realizojë qëllimin kryesor, forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

mit/NOA

KOMENTE