Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Atë që pushteti i ka bërë Krujës, nuk ja ka bërë asnjë pushtues
English

Rama: Atë që pushteti i ka bërë Krujës, nuk ja ka bërë asnjë pushtues

E martë, 19 prill 2011, NOA-(Update) Gjatë fjalës së mbajtur në Fushë-Krujë kryesocialisti Edi Rama u shpreh se, “Aleanca për të ardhmen” është e vetmja rrugë për qytetarët.

Në vijim të fjalës së tij ai tha se në 8 maj me votën e tyre qytetarët do hapin një rrugë të re për Fushë-Krujën dhe për gjithë vendin.

“Ne jemi këtu edhe për Blendi Klosin, bashkë me Gazin, me Klodin, me Hazirin dhe me gjithë shokët e tjerë për t’i dhënë mbështetjen tonë të pakursyer njërit prej kandidatëve tanë më të spikatur, një djali të Fushë Krujës që në 8 maj me votën tuaj do të zgjidhet kryetari i ri i bashkisë, Gjon Bardhin. Gjoni është e vetmja rrugë për Fushë Krujën. Partia Socialiste është e vetmja rrugë për Fushë Krujën. Aleanca për të Ardhmen është e vetmja rrugë për Fushë Krujën”, u shpreh lideri i socialistëve.

Rama shprehu bindjen e tij se qytetarët e këtij vendi nuk jetojnë në oborrin e pushtetit, dhe për këtë sipas tij duhet ndryshimi i madh.

Ai tha se qeveria nuk ka bërë asgjë për qytetarët, pasi tha ai pushteti nuk ka dhënë mundësitë që meritojnë qytetarët.

Sakaq ai deklaroi: “Nuk ka të përshkruar e keqja që e ka mbërthyer Krujën, Fushë Krujën gjithë këtë rreth, që në fakt do të duhet dhe do të mund të ishte një prej zonave më të bukura dhe më të zhvilluara të këtij vendi, për shkak të një historie të jashtëzakonshme. Për shkak të një pasurie natyrore dhe kulturore të jashtëzakonshme. Për shkak të energjive dhe dhuntive të jashtëzakonshme të njerëzve të këtij vendi. Atë që pushteti i vjedhur për të vjedhur Shqipërinë i ka bërë Krujës së Skënderbeut nuk ja ka bërë asnjë pushtues. Askush nuk do mund ta përfytyronte rrënimin e përditshëm që i ndodh këtij vendi, abuzimin e tmerrshëm që i bëhet pasurive të këtij vendi dhe pamundësisë gjithmonë e më të mëdha për njerëzit e zakonshëm të këtij vendi për shkak se pasuritë administrohen një grusht njerëzish për përfitimet e një oborri, oborrit të pushtetit të vjedhur për të vjedhur Shqipërinë”.

Rama u tha qytetarëve se, vota për Gjon Bardhin në 8 maj është një investim i sigurt për të nesërmen e qytetit.

Sipas tij, Partia Socialiste dhe koalicioni “Aleanca për të ardhmen”, mund të hapin për qytetarët horizontin e së nesërmes duke krijuar kushtet që të rejat dhe të rinjtë të mund të gjejnë një punë dhe duke i dhënë këtij vendi mundësinë që e drejta e punës të jetë e drejtë themelore dhe e pamohueshme e çdo njeriu.

Ai e cilësoi 8 majin si ditën për t’i dhënë fund një periudhe vështirësish të krijuara nga një pushtet i vjedhur për të vjedhur Shqipërinë, madje e cilësoi ditën e zgjedhjeve si ditën për ti dhënë fund edhe kurthit të papunësisë, kurthit të varfërisë dhe kurthit të padrejtësisë.

a.y/NOA

KOMENTE