Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Në 8 maj të gjithë te fleta e votimit
English

Rama: Në 8 maj të gjithë te fleta e votimit

Tiranë, 19 prill 2011, NOA- Kryebashkiaku i Tiranës, njëherësh lideri i socialistëve në vijim të takimeve me banorët, është ndalur në njësinë bashkiake nr.9 në kryeqytet për tu kërkuar votën qytetarëve për të katërtën herë.

Bashkë me kandidatin për të marrë drejtimin e kësaj minibashkie, Armond Halebi, Rama ka bërë apel për pjesëmarrje të lartë në 8 maj.

Banorët i janë ankuar kryesocialistit Rama për çmimin e lartë të kasës fiskale, duke thënë se po rrënohen ekonomikisht.

Në përgjigje të tyre Rama theksoi: “Vetëm mirëmbajtja e kasës në një vit është më shumë se taksa e pastrimit të qytetit. Vetëm mirëmbajtja e kasës është 25 % më shumë se shuma që jepni në vit për të pasur një qytet të pastër.”

Më tej ai u kërkoi qytetarëve që 8 maj të gjithë të drejtohen te fleta e votimit për të kërkuar llogari për pensionet e ulëta, për ilaçet me çmime të lartë dhe sipas Ramës, edhe për hilenë e taksën e kusarisë brenda çmimit.

Rama u shpreh në vijim se 8 maji është dita për t’i dhënë faturën e keqqeverisjes pasi tha ai: “Biznesi i vogël i paguan qytetit mesatarisht rreth 1 milionë në vit, 4 herë më shumë i paguan qeverisë në vit me TVSH, Tatim Fitimi, sigurime shëndetësore, shoqërore, etj, dhe plus edhe kasa fiskale. Ndërkohë ato që i paguani për bashkinë ja ku i keni në pemë, gjelbërim, ndriçim, rrugë pastrim. Ato që i paguani qeverisë ku shkojnë?! Ndaj në 8 maj për të gjitha kusaritë dhe rrenat në kutitë e votimit të jemi sa më të shumtë.”

Lidhur me rezultatin e zgjedhjeve vendore kryesocialisti tha se beteja që duhet fituar është ajo me varfërinë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të Tiranës dhe të gjithë vendit.

a.y/NOA

KOMENTE