English

Rënia nga pesha ndihmon kujtesën dhe përqendrimin

SHBA, 19 Prill NOA - Humbja e peshës nuk ndihmon vetëm formën fizike, por ajo ndikon dhe në memorie dhe në një përqendrim më të mirë.

Me sa duket, shëndeti i tepërt dhe efektet anësorë të saj ndikojnë negativisht dhe në tru. Kjo është teoria e një grupi studiuesish të Kent State University

SHBA, studimi i të cilëve është publikuar në revistën “Surgery for Obesity and Related Diseases”.

Ky kërkim ka përfshirë 150 persona, prej të cilëve 109 u janë nënshtruar operacioneve kirurgjike për të reduktuar kilet e tepërta, ndërsa 49 të tjerë bënin pjesë në një grup kontrolli.

Në një distancë prej 12 javësh nga operacioni u vunë re përmirësime në funksionalitete.

“Shumë faktorë të vënë në pah nga obesiteti, si presioni i gjakut të lartë, diabeti dhe pagjumësitë mund të dëmtojnë trurin në mënyrë jo të dukshme.

Këto faktorë gjatë një kurimi anti shëndoshjes duhet thënë se janë të shmangshëm dhe tepër rezultativ në problemet me memorien dhe përqendrimin”, - shpjegoi John Gunstad, një ndër autorët e këtij studimi.

r.b/NOA

KOMENTE