English

Facebook sot ka një vizitor nderi, presidentin Obama

Kaliforni, 20 prill, NOA – Rrjeti social Facebook, sot do të ketë një vizitor special.

Fjala është për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i cili do ta vizitojë sot fizikisht selinë e tij, pa mbetur një vizitor virtual i tij.

Lajmi bëhet me dije nga mediat amerikane, sipas të cilave, Obama do të kryejë sot një vizitë në selinë e Facebook, që ndodhet në luginën e Silikonit në Kaliforninë veriore.

Mësohet gjithashtu, se gjatë qëndrimit atje, Obama do t'u përgjigjet pyetjeve nga përdoruesit e Facebook-ut në një transmetim online. n.e/NOA

KOMENTE