English

Jahjaga-Sinno: KE i gatshëm të mbështesë institucionet e Kosovës

Prishtinë, 20 prill 2011, NOA – Ushtruesi i detyrës së kryesuesit të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Prishtinë, Khaldoun Sinno deklaroi sot se Kosova duhet të bëjë hapa konkretë në fusha të ndryshme posaçërisht në atë të legjislacionit, në hartimin dhe zbatimin e ligjeve për arritjen e rekomandimeve të KE-së për përmbushjen e standardeve integruese.

Gjatë takimit me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga zyrtari i KE-së shprehu gatishmërinë e Komisionit Europian për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj institucioneve të Kosovës në të gjitha fushat.

Zoti Sinno theksoi se institucionet e Kosovës duhet të punojnë në të gjitha fushat e identifikuara në Raportin e Progresit dhe që kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

Ai e ruoi sakaq presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Atifete Jahjaga për detyrën e marrë.

Presidentja Jahjaga e falënderoi zyrtarin e KE-së për ndihmën që KE i ka dhënë dhe po i jep Kosovës.

Ajo theksoi se Kosovës i duhet një përkrahje dhe ndihmë e fuqishme në fusha të ndryshme, përfshirë përmirësimet në raportin e progresit dhe në veçanti në përmbushjen e e standardeve evropiane.

Kryetarja e Shtetit të Kosovës nënvizoi se pjesëmarrja e Kosovës në programet e BE-së është e domosdoshme.

Njëherësh zonja Jahjaga kërkoi marrëdhënie kontraktuale me BE-në, që sikundër ajo u shpreh do të ndihmonte procesin e reformave në vend.

mit/NOA

KOMENTE