Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet 1 kg hashash në Tiranë, arrestohen dy shpërndarësit
English

Kapet 1 kg hashash në Tiranë, arrestohen dy shpërndarësit

Tiranë, 20 prill, NOA – Dy persona kanë rënë në prangat e policisë për tregtim të lëndëve narkotike. Adriatik Selman Kaçi, 18 vjeç dhe Avenir Arif Synaj, 20 vjeç, të dy lindur dhe banues në Tiranë, janë ndaluar dje nga policia pasi u është kapur një sasi prej 1 kilogram e 60 gramë kanabis sativa.

Arrestimi i tyre u bë në afërsi të Kinostudios në Tiranë. Sipas policisë dy të rinjtë ushtronin aktivitetin në zonat e Kinostudios, Babrrusë, Alliasit, Brrylit, si dhe zona të tjera në kryeqytet.

Veç drogës, dy të rinjve ju sekuestruan dhe disa telefona celular, si dhe një sasi prej 370 000 lekës të reja.

Hetimi ndaj tyre kish nisur para disa kohësh dhe arrestimi është bërë i mundur në bazë të metodave speciale të hetimit.

a.k/NOA

KOMENTE