Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Park industrial në Patos, gjenerator punësimi për qytetarët
English

Kryeministri: Park industrial në Patos, gjenerator punësimi për qytetarët

Patos, 20 prill 2011, NOA – Nga qyteti i Patosit ku prezantoi Dilaver Kamberin si kandidat për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, lideri demokrat Sali Berisha u premtoi banorëve të qytetit se qeveria e tij në katër vitet e ardhshëm do ta shndërrojë Patosin në një qytet të zhvilluar. Duke vlerësuar kandidatin Kamberi si një menaxher të shkëlqyer në shërbim të qytetarëve, kryeministri Berisha theksoi se “Zotimi ynë për ju, është që Patosi të ketë 24 orë ujë në të gjithë territorin e tij.

Berisha foli këtu për investimet që qeveria po bën në këtë qytet.

“Po ndërtojmë kolektorin e ujërave të zeza, si dhe të gjitha rrugët dhe rrugicat e qytetit. Do të rindërtojmë stadiumin e qytetit në mënyrë që aktivitetet sportive të njohin nivele të reja zhvillimi”, bëri me dije shefi i qeverisë.

Ai premtoi se në Patos do të krijohet parku industrial, në mënyrë që investimet e vendit dhe të huajat gjatë katër viteve që vijnë të shumëfishohen duke e shndërruar parkun e Patosit në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve të Patosit.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se fitorja e zgjedhjeve shënon për çdo kandidat një sukses të madh, por përmbushja e misionit me sukses është vendimtare për fatin e votës së çdo zgjedhësi.

“Këto katër vite në qytetin tuaj dhe rrethin e Fierit, ne kemi investuar rreth 400 milion euro dhe kemi ndërtuar dhe rindërtuar mbi 200 kilometra rrugë, nga të cilët 180 kilometra janë rrugë rurale, 27 ujësjellës, 24 qendra shëndetësore, 38 shkolla. Në energji janë investuar rreth 250 milion euro, ju garantoj se katër vitet që vijnë në qytetin tuaj, në komunat e Fierit dhe qytetin e Fierit, qeveria do të investoje 6 herë më shumë, sesa katër vitet që shkuan”, tha kryeministri.

Shefi i qeverisë i kërkoi qytetarëve të Patosit të votojnë alternativën e koalicionit “Aleanca për qytetarin” duke nënvizuar se “alternativa e rrugës së vetme është rruga e së shkuarës, rruga e mohimit të arritjeve dhe e frymëzuar nga idetë e qeverive fashiste të honeve të historisë.

“Ju garantoj ju se në 8 maj do të fitojmë me Dilaver Kamberajn, dhe të nisim një kapitull të ri në historinë e Patosit”, siguroi kryeministri Berisha në mitingun elektoral në Patos.

mit/NOA

KOMENTE