Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Saliu e Jozefina ju keqpërdorën, ju mbytën e përmbytën me bindjen se ju kanë në xhep
English

Rama: Saliu e Jozefina ju keqpërdorën, ju mbytën e përmbytën me bindjen se ju kanë në xhep

Shkodër, 20 prill 2011, NOA- (Update) Që nga Shkodra kreu i opozitës Edi Rama nuk kurseu sulmet ndaj shefit të maxhorancës Sali Berisha.

Gjatë fjalës së tij para qytetarëve Shkodranë ia tha se, Saliu sorollatet nëpër Shqipëri e flet për mrekulli ekonomike e cila theksoi kryesocialisti, gjendet në oborrin e tij dhe të klanit të tij, por jo tek oborret e shqiptarëve, pasi atje vërtitet varfëria e papunësia.

Ai shtoi se Shqipëria ka nevojë për një politikë të re për qytetarët, pavarësisht ku jetojnë ata, pasi siç theksoi Rama, janë qytetar që duhet të gëzojnë liri dhe të drejta për ti dhënë krah ëndrrave të tyre.

“Rruga e Saliut e Jozefinës nuk ka as respektin minimal për qytetarët. Mjafton të shikosh se si Shkodra përmbytet, në një kohë kur zoti i ka dhënë qytetarëve dhe qytetit gjithë mundësitë për të lulëzuar. Rruga jonë do u garantojë atyre një qëndrueshmëri ekonomike dhe ku papunësia do të luftohet si armik dhe do të mundet si armik. Besimi i dhënë nga shkodranët për Jozefinën e Saliun nuk është respektuar aspak, pavarësisht devotshmërisë suaj, Shkodra mbytet e përmbytet për shkak të braktisjes së patolerueshme, e cila vjen prej bindjes se Shkodrën e kanë në xhep, pasi ata janë të bindur se Shkodranët do të votojnë pavarësisht përmbytjes”, deklaroi kryesocialisti.

Ai e cilësoi 8 majin si ditën për tu kthyer te parimet e vlerat, si dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen për t’iu kundërvënë diktaturës së kusarisë dhe makutërisë.

Më tej ai u premtoi qytetarëve se PS do i kthejë shkëlqimin gjithçkaje që ky qytet ka trashëguar por që sot është fundosur në pluhurin e harresës.

Rama theksoi se socialistët e demokratët do të respektohen po njëlloj, madje shtoi se ndaj askujt nuk do të ushtrohet presion për shkak të bindjes.

Ai tha se kandidatët e koalicionit “Aleanca për të ardhmen” janë alternativa njerëzore e cila do u garantojë siguri e stabilitet qytetarëve.

Në mbyllje të fjalës së tij kreu i opozitës u shpreh se, “Të gjithë së bashku i ofrojmë gjithë qarkut fuqinë e ëndrrave dhe shpresave, ne garantojmë transformimin e Shkodrës duke kultivuar bukuritë e saj turistike. Ne do ofrojmë gjithçka, por mbi të gjitha duke ofruar pasionin për Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë”.

a.y/NOA

KOMENTE