Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Ne i shërbejmë çdo banori, ndaj ju ftoj të votoni si Europianë
English

Topalli: Ne i shërbejmë çdo banori, ndaj ju ftoj të votoni si Europianë

E mërkurë, 20 prill 2011, NOA- Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, njëherësh nënkryetarja e Partisë Demokratike, në vijim të fushatës elektorale është ndalur në komunën Gruemirë.

Nga kjo zonë ajo prezantoi Asim Burgaj si kandidatin e koalicionit “Aleanca për qytetarin”, për komunën Gruemirë.

“Më 8 maj janë zgjedhje lokale, janë zgjedhje administrative, janë zgjedhje vendore dhe unë ju ftoj të votoni për Asim Burgaj. Në komunën e Guemirës ne do bëjmë çdo gjë, do të investojmë dhe do të financojmë për zhvillimin e kësaj zone. Fushata jonë është fushatë pozitive. Ne respektojmë dhe do i shërbejmë çdo banori të kësaj komune”, u shpreh ajo.

Nënkryetarja e PD-së në vijim tha se, në 4 vitet e ardhshme do ndërtohet ujësjellësi në fshatin Grizhë si dhe rrugën Gruemirë- Kurtaj.

Lidhur me kandidatin e kësaj komune, Topalli shprehu bindjen se ai do jetë gjatë gjithë kohës në shërbim të banorëve.

“Fushata jonë është fushatë pozitive, prandaj ne do të votojmë si Europianë, në paqe e të lirë”, deklaroi kryeparlamentarja.

a.y/NOA

KOMENTE