English

Vodhën një dyqan dhe 5 dele, kapen dy të miturit

Vlorë, 20 prill, NOA – Forcat e policisë së Vlorës kanë kapur dhe ndaluar dy persona të cilët dyshohet se kanë vjedhur një dyqan në baashkëpunim me njëri-tjetrin.

Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se të ndaluarit janë Fiqiret Selmani dhe Romario Shahaj; që të dy 16-vjeçarë, banues në fshatin Vajzë të komunës Sevaster.

Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin e tyre, ata kanë vjedhur dyqanin në pronësi të 77-vjeçarit Nazo Nazaj.

Por ata dyshohet të jenë edhe autorë të vjedhjes së pesë deleve në një kasolle pranë banesës së 40-vjeçarit Luto Pasha, banues në fshatin Vajzë.

Materialet procedurale do t’i përcillen prokurorisë së Vlorës për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE