English

Wollfath: Qeveria nuk mund të luftojë e vetme korrupsionin

Tiranë, 20 prill, NOA - Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfath deklaroi sot, se për luftën ndaj fenomenit të korrupsionit duhet një angazhim i gjithanshëm i faktorëve në shoqërinë civile. Në ceremoninë e hedhjes së shortit për kontrollin e pasurive të zyrtarëve, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurisë, Wollfarth u shpreh se “qeveria nuk mund ta luftojë e vetme korrupsionin. Është e domosdoshme që shoqëria civile të bashkëpunojmë me ILDKP-në”.

Nga ana tjerr, Wollfath u ndal edhe në rëndësinë që kanë zgjedhjet vendore për zgjedhjen e zyrtarëve të pakorruptuar.

“Vetë zgjedhësit kanë mundësi që në 8 maj të mbajnë një qëndrim ku të shprehin tolerancë zero ndaj korrupsionit” theksoi Wollfarth në fjalën e tij.

a.k/NOA

KOMENTE