English

Arrestohet në Kapshticë 60-vjeçari, trafikonte armë drejt Greqisë

Korçë, 21 prill 2011, NOA – Me akuzën për trafikim armësh dhe municionesh është arrestuar sot në pikën kufitare të Kapshticës në Korçë 60-vjeçari Kadri Manaj.

Burime nga policia e Korçës bënë me dije se Kadri Manaj u prangos falë operacionit të koduar policor “Udhëtari”.

Manaj i lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë u kap pas përfundimit të procedurave doganore kur Kadri Manaj po tentonte të kalonte përdrejt Greqisë.

Ai u ndalua pas kontrollit në makinën e tij tip Benz me targë TR 0877 N, ku iu gjet e fshehur një pistoletë model Makarov me kalibër 9 mm me silenciator dhe 6 fishekë, të sekuestruar tashmë në cilësinë e provës materiale kundër tij bashkë me automjetin me të cilin po udhëtonte.

60-vjeçari kadri Manaj do të procedohet penalisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë për trafikim armësh dhe municionesh.

mit/NOA

KOMENTE