Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Feith: Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur varet nga institucionet e Kosovës
English

Feith: Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur varet nga institucionet e Kosovës

Prishtinë, 21 prill 2011, NOA – Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Kosovë Pieter Feith deklaroi sot fati i fundit të pavarësisë së mbikëqyrur të shtetit të ri varet nga puna e institucioneve të Kosovës. Gjatë takimit me presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga shefi i delegacionit të BE-së në Prishtinë theksoi se “Kosova ka nevojë për reforma të thella që të ndërtojë qëndrueshmërinë në vend”.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar veçoi në këtë kontekst janë tejet të rëndësishme reformat në ligjin për zgjedhjet dhe të Kushtetutës së Kosovës, që ndërlidhen edhe me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, zgjedhje e cila solli rrëzimin e ish-presidentit Behgjet Pacolli, që mbajti këtë post vetëm dy javë.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga duke e falenderuar zotin Feith për ndihmën që zyra e BE-së i ka dhënë Kosovës, tha se qëllim i saj është ndërtimi i një konsensusi me subjektet politike dhe me shoqërinë civile.

Zonja Jahjaga theksoi se do të angazhohet aktivisht në procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe të reformave të ligjit zgjedhor.

Ajo theksoi se marrëdhënia kontraktuale me BE-në do të ndihmonte reformat e brendshme dhe do të hapte perspektivën evropiane.

Presidentja Jahjaga kërkoi hapjen e dialogut për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Duke folur për procesin e dialogut me Serbinë, zonja Jahjaga tha se ai duhet të sjellë zgjidhje evropiane dhe t’i përafrojë të dyja vendet me BE-në.

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Fieth, shefi i ZCN (ICO), e përgëzoi presidenten për zgjedhjen e saj në krye të vendit dhe i ofroi asaj bashkëpunimin dhe ndihmën e zyrës që drejton.

mit/NOA

KOMENTE