English

Flluska sapuni, rekord botëror

Londër, 21 Prill NOA - Historia e flluskave të sapunit ka ndryshuar falë Samsam Bubbleman, emri i artit i personit me rekordin më të ri botëror.

Samsam, një amerikan 39-vjeçar, faktikisht ka arritur të krijojë 71 flluska në brendësi të një tjetër të tillë gjigante (me një diametër rreth 47 centimetër).

Rekordi i ri botëror është realizuar në më pak se dy orë, por në favorizimin e rekordmenit të ri, kanë ndikuar shumë kushtet ambientale të Londrës, vend në të cilin u zhvillua dhe ekzibicioni.

Sipas ekspertëve, faktikisht, shpejtësia e erës, lagështia e ulët dhe reshjet kanë qenë optimale për të arritur objektivin e kërkuar.

r.b/NOA

KOMENTE