Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Goxhaj paraqet në ILDKP kontratën e PS me firmën amerikane
English

Goxhaj paraqet në ILDKP kontratën e PS me firmën amerikane

Tiranë, 21 prill, NOA - Avokati i Konsumatorëve, Altin Goxhaj do të dorëzojë sot në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive kontratën e firmosur nga Administratori i Bashkisë së Tiranës, Dritan Agolli me një firme amerikane, për lobimin në favor të Partisë Socialiste.

Avokati Goxhaj paraqiti dje në media, kopje të kontratës së nënshkruar mes punonjësit të Bashkisë dhe firmës amerikane vetëm pak ditë para nisjes së grevës së deputetëve të Partisë Socialiste në vitin 2010.

Sipas Goxhajt është e pa sqaruar sesi një punonjës i Bashkisë së Tiranës, merr përsipër të firmosë një dokument në emër të Partisë Socialiste, dhe për më tepër për një aktivitet që lidhet thellësisht për qëllime politike.

Sot Goxhaj do të dorëzojë një kopje të kontratës në orën 13:00, e cila sipas tij tregon sesi Agolli, “ka kaluar një shumë prej 100 mijë dollarësh për kompaninë amerikane, për një periudhë prej 4 muajsh”.

a.k/NOA

KOMENTE