Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Investime në gjitha njësitë vendore të Elbasanit
English

Haxhinasto: Investime në gjitha njësitë vendore të Elbasanit

Rrajcë (Elbasan) 21 prill, NOA – Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto ka marrë pjesë sot në fushatën elektorale të kandidatëve të koalicionit Aleanca për Qytetarin në Komunën Rrajcë dhe Lunik të qarkut Elbasan, Seladin Bogdani dhe Asllan Shkrepi.

I pranishëm në këto takime ka qenë dhe ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Haxhinasto u shpreh se koalicioni qeverisës do të vazhdojë të mbështesë të gjithë projektet e mëdha për këtë zonë dhe se një nga projektet më të mëdha që ka kandidati Bogdani për Rrajcën është plani strategjik për këtë komunë.

“Nuk kam dëgjuar ndonjë kryetarë komune të flasë për plan strategjik, por Seladini flet për plan strategjik pasi ka një vizion të qartë se çfarë do të bëjë në këtë zonë këtu.

Është i interesuar shumë dhe për çështjen e doganës në Qafë Thanë dhe jam shumë i gëzuar që është i interesuar për integritetin e zonës së Rrajcës për ta integruar atë si një njësi më vete në të gjithë planin e saj urban dhe në të gjithë planin e zhvillimit të biznesit”, tha Haxhinasto.

Haxhinasto shtoi se kjo komunë këtu do të punojë me ritmet me të cilat po ndryshon Shqipëria. Me ritmet e investimeve të mëdha, me ritmet e rrugëve të reja.

“Ky koalicion do ta mbështesë atë në të gjitha projektet e tij me qëllim që Rrajca të jetë një qendër e zhvilluar, me qëllim që potencialet e saj të jashtëzakonshme të eksplorohen të gjitha dhe të zhvillohen të gjitha, Ju falënderoj dhe jam i sigurt se ju do ta mbështesni Seladinin më 8 maj me qëllim që Rrajca të bëhet një qendër e zhvilluar e Shqipërisë” u shpreh Haxhinasto.

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Bogdani, shpalosi përballë banorëve të Rrajcës, platformën e tij elektorale, me të cilën do të rikandidoj për një mandat të dytë të qeverisjes lokale në këtë zonë, duke kërkuar njëkohësisht votën e banorëve në zgjedhjet lokale të 8 majit.

Duke u njohur nga afër me të gjitha projektet dhe planet e prezantuara nga kandidati Bogdani, të cilat pritet që të gjejnë zbatim në katër vitet në vazhdim, ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha se “duke dhënë llogari përpara zgjedhësve të tij, z. Bogdani, tregon një ndjenjë të lartë përgjegjshmërie politike, një përgjegjshmëri që e karakterizon të gjithë koalicionin tonë, qoftë në nivel qendror, qoftë në nivel lokal”.

Imami u shpreh se kandatët e koalicionit vijnë rezultate konkrete. “Vijmë me shërbime të kryera dhe nuk kemi turp kur dalim para jush dhe kërkojmë votën edhe për katër vitet në vazhdim. Angazhimi i kryetarit tuaj është i vazhdueshëm, punën që bën e bën me pasion, nuk është se e bën një punë sa për të kaluar radhën”, tha Imami.

Ministri theksoi se “koalicioni i partive tona, është një koalicion, i cili sot jo vetëm ka mazhorancën e votuesve shqiptarë, por sepse ka punuar për të gjithë komunitetin, pa dallim partie”.

a.k/NOA

KOMENTE