English

Policia: Durrësi, 8 takime elektorale në një ditë

Durrës, 21 prill, NOA – Vetëm gjatë ditës së djeshme, në qytetin e Durrësit u zhvilluan 8 takime elektorale.

Shifra pohohet nga burime të policisë së Durrësit, sipas të cilave, angazhimi i tyre ka qenë në drejtim të garantimit të rendit dhe qetësisë publike përgjatë zhvillimit të këtyre takimeve.

“Garantuam rendin dhe qetësinë publike gjatë zhvillimit të 8 takimeve elektorale të subjekteve të ndryshme politike. Në këto aktivitete, u angazhuan me detyrë 29 shërbime dhe u vunë ne dispozicion 7 automjete policie. Takimet elektorale u zhvilluan normalisht, pa shënuar probleme të rendit”, citon deklarata e policisë së Durrësit lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE