Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Ne do nxjerrim Saliun të papunë, për të punësuar 1 milion të tjerë
English

Rama: Ne do nxjerrim Saliun të papunë, për të punësuar 1 milion të tjerë

Tiranë, 21 prill 2011, NOA- (Update) Kryesocialisti Edi Rama në vijim të fjalës së tij u shpreh se, në këto zgjedhje qytetarët do të zgjedhin kryetarët që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me territorin.

“ 8 maji është dita për të ndaluar dorën shkatërruese të një politike shkatërrimtare mbi territorin. Në Kashar në Kamëz dhe te Kopshti Botanik ndërtimet kanë mbytur qytetin dhe kanë brutalizuar jetën urbane. Nga Tirana në Durrës, hapësirat kanë mundësi të kthehen në mundësi zhvillimi dhe punësimi jo vetëm për Tiranën por edhe për rajonin.

Në vijën bregdetare të Durrësit po ngrihen male e pallate jashtë çdo mundësie zhvillimi dhe e gjitha kjo vjen pasi ata që qeverisin Shqipërinë janë shumë larg zhvillimit, pasi Kryeministri sorollatet nëpër Shqipëri duke thënë se janë ndërtuar 300 km atje, një çezmë atje, janë punë që duhet ti bëjnë njësitë vendore dhe jo kryeministri i një vendi normal, ai duhet tu thotë qytetarëve se çfarë ka bërë për shërbimet e tyre, për punësimin, si ka mundësi që Shqipëria të ketë 1 milion të papunë”, deklaroi shefi i opozitës.

Sipas tij rritja e pensioneve të pensionistëve ashtu siç jepet, merret nga ana tjetër me rritjen e çmimeve.

Më tej ai shtoi se rruga e socialistëve është krejt tjetër, është rruga që fillon nga nxjerrja e Saliut si të papunë për të hapur punësimin për 1 milion të tjerë.

Ai shtoi gjithashtu se rritja ekonomike e trumbetuar nga qeveria, qytetarët e zakonshëm nuk i prek, madje në familjet e zakonshme të këtij vendi, Rama tha se nuk kanë mundësi të paguajnë faturat dhe as ilaçet e tyre, madje njerëzit po përgjysmojnë dozat e ilaçeve të domosdoshme pasi nuk i paguajnë dot.

“E vetmja rrugë për ndryshimin e madh jemi ne, pasi ne kemi strategji zhvillimi të këtij vendi, ne e dimë mirë çfarë ëndrrash dhe mundësish ka ky vend dhe çfarë mundësish ka ky vend për ti bërë realitet, pasi asgjë nuk është e pamundur. Kryeqyteti do të jetë lokomotiva e zhvillimit të qëndrueshëm, të jemi rruga ku çdokush të ecë përpara dhe të thotë që jam krenar që jam banor i këtij qyteti. Vota e 8 majit do të hapë rrugë të reja zhvillimi, pasi Këshilli Bashkiak nuk do jetë më i Ilirit dhe Saliut. Iliri do marrë përgjigjen nga ata që duhet ta refuzojnë në 8 maj si një rast që nuk duhet të përsëritet, si rasti i kusarisë me bllok në dorë, ashtu si kandidati i kësaj njësie i cili bredh me thes për të blerë votën”, deklaroi kryesocialisti para banorëve të njësisë bashkiake nr.2 në kryeqytet.

Ai bëri thirrje që të gjithë të rinjtë që votojnë për herë të parë, mësuesit, dhe të moshuarit të votojnë në 8 maj për të shënuar kështu hapjen e një kohe të re, ku çdo njeri të jetë i lirë dhe i pavarur.

a.y/NOA

KOMENTE