English

Rrjeti 3G i Vodafone tashmë edhe në Lushnje e Berat

Tiranë, 21 prill 2011, NOA – Shpejtësinë e lartë të Internetit 3G në telefon apo kompiuter do ta përjetojnë tashmë edhe klientët e Vodafone në qytetet Lushnje dhe Berat si dhe në shumë prej zonave përreth.

Burime nga Vodafone Albania konfirmuan se sinjali 3G është tashmë i pranishëm dhe në qytetet e Lushnjes dhe Beratit, ndërkohë që shtrirja vazhdon me ritme të shpejta për të mbuluar të gjithë territorin e vendit.

Përpara fillimit të sezonit të verës kompania Vodafone ka paralajmëruar se do të ofrojë shërbimet e saj me teknologjinë 3G në rivierën bregdetare të Shqipërisë për t’u mundësuar të gjithë klientëve Vodafone që të shfrytëzojnë shërbimet që kërkojnë internet të shpejtësisë së lartë ndërsa kalojnë pushimet në brigjet shqiptare.

NOA

KOMENTE