Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbret nga autobusi dhe përplas kokën në trotuar, fëmija rrezikon jetën
English

Zbret nga autobusi dhe përplas kokën në trotuar, fëmija rrezikon jetën

Durrës, 21 prill, NOA – Gjatë kohës që autobusi ka ndaluar në stacion, ka zbritur prej tij dhe ka përplasur kokën në trotuar duke patur realisht një shqetësim të madh për jetën dhe shëndetin e tij.

Ngjarja e rëndë aksidentale i ka ndodhur një fëmije 8-vjeçar me emrin R.Marashi, nga qyteti i Durrësit, i cili në momentin që ka dalë nga autobusi, është rrezuar duke goditur kokën në murin anësor të trotuarit.

Ajo konfirmohet nga forcat policore të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, të cilat bëjnë me dije se ndërkohë, kanë arrestuar në flagrancë 51-vjeçarin Venedik Meta,

shoferi i autobusit në fjalë.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15.30 të ditës së djeshme, në segmentin rrugor Durrës-Porto Romano, në afërsi të ish-Ndërmarrjes Kimike, moment kur ky person po drejtonte autobusin e linjës në fjalë me targa DR 3394 F.

Tashmë fëmija i lartpërmendur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Materialet për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Durrës.

n.e/NOA

KOMENTE