Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Abazaj: Ish-kombinati tekstil do të shndërrohet në një qendër profesionale
English

Abazaj: Ish-kombinati tekstil do të shndërrohet në një qendër profesionale

Kombinat-Tiranë, 22 prill 2011, NOA – Luzhiana Abazaj kryetarja e Njësisë Bashkiake numër 6 në Kombinat, që garon në zgjedhjet e 8 majit për një mandat të dytë në këtë minibashki nën siglën e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” u ka premtuar banorëve të Kombinatit se në ish-Kombinatin Tekstil do të ndërtohet një qendër profesionale me kurse formimi që do të çelë edhe vende të reja pune.

Këtë projekt kandidatja Abazaj e prezantoi gjatë një takimi me të rinj dhe banorë të Kombinatit, për lënien në harresë të të cilit ajo akuzoi Bashkinë e Tiranës.

Ajo premtoi se qendra profesionale do të trajnojë të rinj, por dhe grupmoshat e tjera të cilët nuk kanë një profesion, me qëllim që të mund të përfitojnë kështu edhe një vend pune.

“Këtu është menduar që të bëhet një qendër profesionale, disa qendra ose të

themi multi-qendra në profesione të ndryshme, të cilat janë si për mësimin e

punës, në qoftë se ju mbaroni shkollat e mesme të përgjithshme atëherë këtu

do të ofrohen kurse trajnimi profesional, flasim për profesion teknik,

mekanik, rrobaqepësi, shumë zanate të tilla, të cilat do t’ju ndihmojnë

nesër për të gjetur vendin e punës, dhe vendi i punës do të jetë po këtu”, premtoi kandidatja Abazaj.

Kryetarja aktuale e Njësisë Bashkiake nr. 6 pohoi se ky projekt është futur në programin e LSI-së për ndryshimin e vërtetë, i cili do jetë pjesë e integruar të programit të

kryetarit të ri të baskisë.

Abazaj garantoi se ndërtimi i kësaj qendre do të thotë më shumë mundësi formimi dhe punësimi për të rinjtë.

Ajo bëri me dije se nga ky projekt do të përfitojnë vendin e punës rreth 65 mijë banorë.

mit/NOA

KOMENTE