Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Ishëm: Mos votoni alternativën e bllokimit të dështuar
English

Berisha në Ishëm: Mos votoni alternativën e bllokimit të dështuar

Ishëm-Durrës, 22 prill 2011, NOA – Lideri demokrat Sali Berisha i bëri thirrje banorëve të komunës Ishëm në Durrës, vendlindja e postmodernistit të madh Ibrahim Kodra, që në 8 maj të votojnë kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” duke i premtuar atyre se qeveria e koalicionit siç bëri realitet ëndrrën për lëvizjen e lirë në Europë do të integrojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Duke prezantuar kandidatin e “Aleancës për qytetarin”, Gëzim Ylli, shefi i PD-së u dha fjalën banorëve të Ishmit se qeveria do të mbështesë çdo projekt të Gëzim Yllit për ta shndërruar Ishmin në një nga komunat më të fuqishme turistike të vendit.

“Na duhet vota juaj që ta kthejmë atë në një sukses të vërtetë për secilin prej jush. Së bashku ne, njerëzit e vendit më të izoluar të Evropës dhe botës, ia dolëm që Shqipërinë ta anëtarësojmë në NATO. Së bashku ne, njerëzit e vendit të turizmit të ndaluar, ia dolëm Shqipërinë dhe Ishmin këtë vit ta shpallim destinacionin kryesor turistik të botës, të bukurën e dheut”, premtoi kryeministri Berisha.

Këtu shefi i mazhorancës shpotiti rishtas kundërshtarin e tij politik, Edi Rama, duke theksuar se alternativa e tij e rrugës së vetme ishte alternativa e përpjekjeve të gjithanshme për të bllokuar anëtarësimin në NATO, alternativa e përpjekjeve të gjithanshme për të futur vizat në kuti.

Berisha duke kërkuar votën e banorëve të Ishmit u bëri me dije atyre se “rruga e vetme ishte rruga që shpalli vepër kriminale rritjen dhe dyfishimin e pensioneve tuaj, rritjen e rrogave, rruga e bllokimit me çdo kusht të çdo progresi të këtij vendi, por bllokimit të dështuar”.

Këtu ai i bëri thirrje të gjithëve të mohojnë këtë alternativë dhe t’i bashkohen rrugës së koalicionit qeveritar të kthimit të ëndrrave në realitet.

Berisha kujtoi se në këto katër vite, qeveria ka ndërtuar 36 kilometra rrugë në komunën e Ishmit, 3 shkolla, 3 qendra shëndetësore, 5 ujësjellës, që i sigurojnë ujë 98 për qind banorëve të komunës.

Ai nënvizoi edhe projektet në ndërtim duke bërë me dije se “Në ndërtim e sipër është rruga Shetaj - Kepi Rodonit, është tenderuar rruga Fushë Gjyricë – Likmetaj”.

Shefi i ekzekutivit premtoi se “Brenda katër viteve do të ndërtohet impianti i pastrimit të ujërave të Ishmit, është në ndërtim rruga Lalz – Raksh me gjatësi 7 kilometra, rruga Shkafanë – Lalz me 6 kilometra, do të ndërtojmë shkolla të reja në Shetaj, Alsufaj, Shën Pjetër, do të ndërtojmë të gjitha shkollat, qendrat shëndetësore, ujësjellësit, kanalizimet, do të asfaltohen të gjitha rrugët e Ishmit”.

Kryeministri nënvizoi se Ishmi me këtë infrastrukturë të re bëhet ndër të paktat – afër detit, afër Mbretit, pasi sikundër theksoi ai, “Me rrugën që ndërtuam dhe inauguruam para pak javësh ju u bëtë komunë afër Mbretit. Me rrugën që po ndërtojmë drejt Kepit të Rodonit ju bëheni afër detit”, siguroi kryeministri banorët e Ishmit.

mit/NOA

KOMENTE