Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bode: Aminstia fiskale, si do të procedohet me faljen e detyrimeve
English

Bode: Aminstia fiskale, si do të procedohet me faljen e detyrimeve

Kur do të nisë zbatimi i ligjit dhe sa do të zgjasë?

Nga momenti që ligji do të dekretohet dhe do të hyjë në fuqi, nga ana e Ministrisë së Financave janë parapërgatitur të gjithë aktet e tjera nënligjore të cilat do të zbatohen me shpejtësi për ta bërë eficent ligjin brenda dyjavorit të parë të muajit maj. Kohëzgjatja e tij do të jetë deri në fund të viti 2011, sipas miratimit të ligjit .

Cilat janë efektet pozitive dhe negative në vlerë monetare që jep ky ligj në buxhetin e shtetit?

Më kryesorja në përfitimet ka të bëjë me një relaksim të qytetarëve dhe biznesit në raport me administratën fiskale. Kjo në kuptimin për t’i dhënë fund dhe për të mbyllur një kapitull ku evazioni dhe informaliteti kanë qenë dominant dhe për t’iu adresuar një epoke të re të konkurrencës dhe veprimit të ligjit. Rritja e kapaciteteve administrative, forcimi i zbatimit të ligjit dhe njëkohësisht ulja tërësore e barrierave fiskale dhe administrative për biznesin, tashmë e kanë bërë të qartë se qenia në treg sipas ligjit, pagimi i taksave të ulëta sipas ligjit ka një kosto më të ulët për biznesin se sa fshehja e tyre dhe manipulimi i të gjithë aktivitetit të tyre ekonomik dhe kapitaleve që disponojnë. Prandaj ky është dhe elementi më pozitiv i këtij ligji. Ndërkohë për efektin financiar mund të them se sigurisht që shumat që falen janë të mëdha, qoftë të detyrimeve apo dhe të gjithë penaliteteve që lidhen me këto detyrime. Nga përllogaritjet tona vetëm falja e detyrimeve të prapambetura shkon në rreth 40 miliardë lekë të reja, ndërkohë që një sërë lehtësirash të reja i krijohen biznesit për të kapërcyer atë fazë jo fort të këndshme që ka aktualisht me organet fiskale dhe në këtë kuptim mendoj që përfitimi për biznesin dhe qytetarët është akoma më i madh, po të flasin në pjesën që përfiton qytetari është dhe më i madh. Ndërsa për përfitimet që do të ketë buxheti i shtetit mund të them që ne nuk kemi një përllogaritje ekzakte pasi nuk ka dhe të dhëna ekzakte. Ka të dhëna të përafërta por nuk mendoj që janë për t’u marrë në konsideratë. Koha do të provojë. Ne kemi eksperiencën e vendeve të tjera që kanë zbatuar të tilla amnisti, pas një periudhe informaliteti dhe mungese të ligjit, që kanë dhënë efekte pozitive edhe në të ardhurat vjetore të buxhetit, por njëkohësisht duke çliruar në perspektivë nga detyrimet e rritura një sërë kompanish dhe një grup të madh qytetarësh, që siç e thashë vetëm qytetarët nga shitja e pasurisë së tyre përfitojnë një ulje që është sa 1/10 e asaj që do të paguanin në momentin e shitjes. Dhe të gjithë ata që kanë një shtëpi e dinë shumë mirë se në momentin e shitjes do të paguajnë diferencën midis hipotekës që kanë sot dhe çmimit që do ta shesin nesër në treg, 10 % të diferencës së vlerës. Ne në ligj i themi që do të paguash vetëm 1 % dhe kjo është e mjaftueshme për ta legalizuar vlerën e re të kësaj pasurie.

A ka rrezik që të dështojë zbatimi i ligjit duke qenë se vjen në një periudhë fushate zgjedhore; nuk ka konsensusin politik dhe kundërshtohet nga biznesi për garancitë që ofron?

Po e nisëm si tersi i Pojanit sigurisht që gjërat nuk do vejnë për mbarë, por unë thashë që ligji ofron të gjithë garancitë e nevojshme që të jetë i suksesshëm dhe qytetarët të kenë të gjitha përfitimet e tyre pa asnjë pasojë juridike të mëvonshme. Kjo tashmë është e konfirmuar në ligj. Lidhur me mospasjen në krah të opozitës, ky ka qenë një qëndrim i vazhdueshëm i opozitës. Qëndrimi kundërshtues parlamentar është absolitizuar nga ana e tyre dhe nuk ka pasur deri më sot asnjë propozim apo alternativë edhe pse janë ftuar që të jenë pjesë në të gjithë procesin. Procesi ka filluar si një kërkesë e komunitetit të biznesit dhe tryezave të thirrura prej tyre, por opozita nuk ka pranuar të përgjigjet. Ndërsa në lidhje me komunitetin e biznesit, sigurisht që duke qenë propozim i tyre, kemi marrë në konsideratë të gjitha vërejtjet, propozimet, opsionet që ka ofruar komunitetit i biznesit dhe garancitë janë të plota. Por kjo nuk do të thotë se do të bëjmë një amnisti fiskale dhe pas kësaj nuk do të ketë më kontrolle. Kjo amnisti fiskale i jep të drejtën dhe mundësinë çdo biznesi, çdo kompanie të deklarojë shumat e padeklaruara më parë, në këmbim të një pagese prej 50 % të vlerës së fshehur. Në qoftë se edhe pas kësaj ndërhyrje nuk do të deklarojnë, sigurisht që administrata do të ketë të drejtën e kontrollit. Nuk mund të themi se një amnisti do të heqë mundësinë e çdo kontrolli të mëvonshëm. Por vepra e amnistuar nuk mund të kontrollohet, shumat e amnistuara nuk mund të kontrollohen , shumat e njohura nga ligji dhe të legalizuara qoftë të aseteve, qoftë të kapitaleve nuk mund të jenë më objekt i kontrollit tatimor dhe këtë ligji e ka të qartë.

A ka ndonjë përllogaritje se sa para do të çlirohen nga zbatimi i ligjit ?

Unë jam ministër i Financave dhe nuk mund të flas me hamendje. Nuk është një gjuhë që preferoj ta përdor. Këto janë përllogaritje të përafërta që vijnë më shumë nga komuniteti i biznesit se sa nga llogaritje ekzakte.

A do të ndërmerren masa nga qeveria për të shmangur rastet e mos pagimeve me shpresën e një amnistie tjetër në të ardhmen ?

Sigurisht që kemi marrë. Në kuvend po diskutohen një sërë dispozitash që forcojnë zbatimin e ligjit dhe rrisin penalitetet. Rritet represioni, pasi në të kundërt amnistia nuk do të kishte kuptim. Kemi përgatitur një paketë përmirësimesh ligjore, një pjesë e të cilave kanë kaluar dhe një pjesë janë duke kaluar dhe që janë të lidhura ngushtë me këtë legalizim të kapitaleve dhe falje. Kjo do të thotë se pas këtij momenti nuk mund të ketë tolerancë për veprime të fshehjes. Një pjesë e mirë e fshehjeve ka qenë e justifikuar pikërisht me këtë defekt që kanë kompanitë në balancën e kapitaleve të aktiviteteve të tyre ekonomike. Ne po ju japim mundësinë atyre që ta nxjerrin në dritë pa asnjë lloj penaliteti. Pas kësaj sigurisht penalitetet do të jenë të mëdha.

A do të kthehet për diskutim pjesa që nuk u miratua në Kuvend, e kam fjalën për gjetjen e një konsensusi dhe cilat janë pikërisht kategoritë që nuk përfituan për shkak të mosvotimit nga opozita?

Sigurisht që amnistia, ose legalizimi i kapitaleve dhe aseteve si dhe falja e detyrimeve si dhe një sërë pagesash të tjera, quhet i mbyllur në ligj dhe nuk mund të rikthehet. Nuk mundet që vendi të futet në mënyrë ciklike në falje, pasi falja ka një kuptim. Kuptimi i saj është se mbyllim një kapitull. Nëse falja konsiderohet një proces i vazhdueshëm atëherë nuk ka më ligj, nuk ka më administratë, nuk ka më shtet. Tranzicioni në Shqipëri konsiderohet i mbyllur dhe këto elementë kanë qenë pjesa më problematike e tij me taksat dhe me mënyrën e funksionimit jotransparente të ekonomisë. Dhe en po e mbyllim tranzicionin përmes këtij ligji që legalizon kapitalet dhe asetet dhe fal detyrimet për këto 20 vite tranzicion. Ky është thelbi. Pas kësaj nuk besoj se do të ndonjë mundësi për ta përdorur në mënyrë frekuente, se në të kundërt nuk ka kuptim.

Lidhur me deklarimin e të ardhurave a ekziston mundësia që biznese apo individ të caktuar të përfshihen në pastrim parash nga jashtë, pasi me një Fi prej 16 % e kalimit të kapitalit jashtë është ideale për ta realizuar?

Ne falim atë që deklarohet, kapitalet dhe paratë e krijuara nga evazioni fiskal. Nëse ju mendoni se do të bëhet pastrim parash ajo quhet vepër kriminale dhe është e ndëshkueshme. Ne po themi që nuk përfitojnë kategoritë e krimit të organizuar dhe pastrimi i parave është vepër që përfshihet në krimin e organizuar. Ditën që do të legalizojë ka të drejtë të bëjë gjithçka, por në momentin që vërtetohet një lidhje e tillë për pastrim parash do të konfiskohen.

Sa janë dëgjuar kërkesat e biznesit z.Bode?

Tërësisht, propozim pas propozimi dhe përmirësim pas përmirësimi

A do ta përballojë administrata këtë proces apo do të ngrihet ndonjë strukturë e re?

Ne kemi marrë masat që të organizojmë sistemin e punës pasi i gjithë ky është një proces vetëdeklarimi. Pra nuk është se të gjithë këta qytetarë dhe biznese do të shkojnë në administratën tatimore. Në administratën tatimore në rrugë elektronike apo hard copy mund të tërheqin formularët. Ndërsa deklarimet do t’i bëjnë vetë qytetarët në bankë, hipoteka etj. Është gjithçka në dorën e individit, është vetëdeklarim. Është vullnet i lirë i qytetarëve dhe biznesit për ta realizuar këtë proces.

KOMENTE