Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Digjen flamujt e PD dhe LSI në Lushnjë para mitingut të Metës
English

Digjen flamujt e PD dhe LSI në Lushnjë para mitingut të Metës

Lushnjë, 22 prill, NOA – Në tjetër incident elektoral është shënuar sot në qytetin e Lushnjës. Flamujt e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim janë djegur sot gjatë natës në persona ende të paidentifikuar.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Lushnjë raporton se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe flamujt janë djegur në afërsi të zyrës elektorale të kandidatit për “Aleancën për Qytetarin”, Albert Sanxhaku.

Incidenti vjen pasi ishte njoftuar më parë një takim elektoral i kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Pritet që sot ë orën 11:00, Meta të zhvillojë takimin elektoral në mbështetje të kandidatit Sanxhaku.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjet dhe pritet të ketë një reagim gjatë orëve në vijim. Ky është incidenti i radhës elektoral.

a.k/NOA

KOMENTE