Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liberalizimi i vizave si rast suksesi
English

Liberalizimi i vizave si rast suksesi

“Rritja e demokracisë pjesëmarrëse në funksion të përshpejtimit të procesit të Integrimit Europian të vendit”

Korçë, 22 prill 2011 NOA/ Alba Filipi - Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) në kuadër të projektit “Liberalizimi i Vizave për Shqipërinë: Si ta bëjmë një histori suksesi?”, mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – OSFA organizoi në universitetin e Korçës, “Fan S. Noli” leksionin publik të radhës.

I ftuar special në këtë aktivitet ishte Henk G. C. van den DOOL, Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri. Të pranishëm në këtë leksion ishin studentë, stafi akademik i Universitetit të Korçës, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe media lokale.

Leksioni u hap me fjalën përshëndetëse të Z. Gjergji Mero, Rektor i Universitetit të Korçës “Fan S. Noli”, i cili theksoi rëndësinë e organizimit të aktiviteteve të këtij lloji të cilat rrisin informimin dhe ndërgjegjësimin e studentëve. Ai përmendi se lëvizja e lirë ka stimuluar pozitivisht shkëmbimet e stafit pedagogjik dhe studentëve në vendet e hapësirës Shengen. Aktualisht Universiteti i Korçës është pjesë e disa rrjeteve ndërkombëtare ashtu sikurse ai është duke aplikuar programe të njohura të BE-së në fushën e shkëmbimeve si Tempus dhe Erasmus Mundus.

Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri mbajti një prezantim të shkurtër mbi procesin e Liberalizimit të Vizave si dhe fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit që EMA është duke ndërmarrë në disa prej qyteteve kryesore të Shqipërisë.

Gjatë fjalës së tij, Gjipali u ndal në mënyrë të veçantë tek mundësitë e përftimit për studentët dhe stafin akademik. Për këtë qëllim EMA ka publikuar një broshurë informative e cila përmban informacion më të detajuar mbi këto programe dhe kriteret për të përfituar prej tyre. Në përfundim, Z. Gjipali theksoi se liberalizimi i vizave duhet të shërbejë si një shembull pozitiv për një proces më të madh siç është procesi i Integrimit Europian të vendit, ku presioni i publikut dhe institucioneve që i përgjigjen këtij presioni të prodhojë më shumë rezultate në përmbushjen e angazhimeve në kuadër të këtij proces.

“Nevoja për një pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në jetën publike si garanci për funksionimin e demokracisë “ ishte tema e fjalimit të mbajtur nga Ambasadori Van den DOOL. Gjatë fjalës së tij, Ambasadori nënvizoi se Shqipëria ka ende probleme të një vendi në tranzicion lidhur me respektimin e parimeve të demokracisë. Duke iu referuar situatës aktuale Ambasadori përmendi se lufta politike gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit është e fortë. “Por përpara se politika të shihet si arenë, mirë është të shihet si fuqi” theksoi Van Den Dool.

Gjithashtu ai përmendi se ka shumë arsye për të mos votuar po t’i referohemi edhe incidenteve të ndodhura, por angazhimi është i rëndësishëm për të ndryshuar këtë situatë. Përfshirja e qytetarëve në proceset demokratike është përgjigjja për ndryshimin e situatës në të cilën ndodhemi.

Sipas tij, Kodi Elektoral është shumë më i detajuar se ai i vendeve të tjera por kjo nuk garanton cilësinë e zgjedhjeve. Për të realizuar zgjedhje sipas standardeve europiane nevojitet vullnet politik.

Lidhur me procesin e Integrimit Europian Ambasadori përmendi se raporti i BE–së i vitit të ardhshëm duhet të jetë pozitiv në mënyrë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat. Ndërsa për sa përket liberalizimit të vizave, Ambasadori Van Den Dool nënvizoi se ecuria pozitive e këtij procesi ka pasur ndikim të madh psikologjik tek shqiptarët.

Gjithashtu përdorimi me përgjegjshmëri i lirisë së udhëtimit ka ndikuar në ndryshimin e opinionit mbi Shqipërinë nga shumë politikanë të huaj të cilët kishin pritshmëri negative mbi liberalizimin e vizave me Shqipërinë.

a.f/e.t/NOA

KOMENTE