English

Meta: Qëndroni larg incidenteve, fitorja në Lushnje ndër më të thellat

Lushnje, 22 prill 2011, NOA – Nga Lushnja ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, për kryetar të kësaj bashkie Albert Sanxhakun, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta deklaroi se fitorja e Lushnjes në 8 maj do të jetë një ndër më të thellat në të gjithë Shqipërinë. Kreu i LSI-së u bëri thirrje lushnjarëve të votojnë kandidatin Sanxhaku pasi Lushnja nuk ka nevojë për eksperimente. Meta theksoi se “Lushnja e ka kryebashkiakun e saj, projektet e saj dhe partneritetin e sigurt me qeverinë, i cili në 9 maj do t’i shërbejë njëlloj dhe pa dallime të gjithë qytetarëve të Lushnjes”.

Këtu Meta theksoi se mbështetjen e saj dhe unë jam i sigurt se më 8 maj fitorja e Lushnjes do të jetë një ndër më të thellat në të gjithë Shqipërinë, do të jetë një ndër më të bukurat në të gjithë Shqipërinë, ashtu sikurse jam i bindur se Albert Sanxhaku më datën 9 maj

Kreu i LSI-së vlerësoi punën e kryebashkiakut aktual të Lushnjes duke vërejtur se “Lushnja është një qytet më i rëndësishëm si më parë, pasi sikundër tha ai, kryebashkiaku Sanxhaku gjatë këtij mandati të parë të tij, për herë të parë në Lushnje ka një degë të universitetit bujqësor të Tiranës, dhe Lushnja filloi të bëhet një qytet universitar”.

Meta shigjetoi kryebashkiakun e Tiranës Edi Rama që garon për të katërtin mandat në kryeqytet, duke u shprehur se “kryebashkiaku në largim edhe në fund të mandatit të tretë në Tiranë nuk e ka bërë studimin urbanistik, ndërsa siç tha Meta, “në Lushnjë vetëm në mandatin e parë kryebashkiaku Sanxhaku miratoi studimin e përgjithshëm urbanistik të Lushnjes që do t’i sigurojë asaj një perspektivë shumë më të mirë të një qyteti të mirëorganizuar dhe më standarde evropiane për të gjithë banorët”.

Meta theksoi se një muaj pas rikonfirmimit të Sanxhakut në krye të bashkisë së Lushnjes, do të fillojë implementimi i projektit madhor prej 13 milion eurove me donatorët e huaj për të zgjidhur një herë e përgjithmonë problemin e ujit të pijshëm dhe kanalizimeve për të gjithë qytetin e Lushnjes.

“Brenda vitit të parë të mandatit të dytë parku industrial i Lushnjes pasi biznesi lushnjar, por edhe biznesi vendas dhe ai i huaj meriton të ketë një park industrial me të gjithë lehtësitë, me të gjithë infrastrukturën, në mënyrë që të kontribuohet në rritjen e bizneseve të tyre si dhe në rritjen e punësimit të qytetarëve të Lushnjes”, tha Meta.

Ai nënvizoi se në 8 maj Lushnja do të votojë për progresin e saj dhe për të ndërtuar solidaritetin ndërmjet të gjithë qytetarëve lushnjarë, në mënyrë që bashkia të zgjidhë problemet e qytetarëve dhe të mos merret peng nga ata që e kërkojnë bashkinë për të bërë sherr me qeverinë.

“Jo, këto janë zgjedhje vendore, janë zgjedhje lokale, këto janë zgjedhje për t’i dhenë zgjidhje problemeve që ka komuniteti në Lushnje, në Tiranë apo në çdo bashki dhe komunë të Shqipërisë. Këto nuk janë zgjedhje për t’u dhënë bashkitë atyre që kërkojnë të thellojnë konfliktet politike vetëm për interesin e karrierës së tyre personale”, tha kreu i LSI-së.

Ai bëri me dije se i vetmi debat midis kryebashkiakut të Lushnjes dhe kandatit tjetër do të mbetet i fundit ballafaqim mes kandidatësh i kësaj fushate elektorale.

Ai i inkurajoi zgjedhësit në Lushnje të bëjnë fushatë të emancipuar. E të mos mërziten për djegien e flamujve të LSI-së dhe PD-së.

“Absolutisht incidente të tilla nuk përbëjnë asnjë lloj shqetësimi përkundrazi, këto na bindin neve më tej se është kjo fushatë europiane që po bën Lulzim Basha në Tiranë, Albert Sanxhaku në Lushnjë dhe të gjithë kandidatët e Aleancës për qytetarin në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Meta përballë simpatizantëve të LSI-së në Lushnje.

mit/NOA

KOMENTE