Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndalohet Emiljano Shullazi, autori i prishjes së takimit të kandidatit të PS
English

Ndalohet Emiljano Shullazi, autori i prishjes së takimit të kandidatit të PS

Tiranë, 22 prill 2011, NOA- Policia e kryeqytetit gjatë pasdites së sotme ka mundur të vërë në pranga Emiljano Shullazin i shpallur në kërkim si autor i dyshuar për pengim të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije për agjencinë e lajmeve NOA se, i kërkuari Shullazi ishte denoncuar nga ana e dy prej deputetëve të Partisë Socialiste për prishje të takimeve të fushatës elektorale.

Incidenti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, në Tiranë, në ambientet e një lokali ku po zhvillohej takimi elektoral i Kandidatit për Minibashkinë Nr.7 në Tiranë.

Mësohet se autori, dyshohet se ka penguar subjektin politik Partia Socialiste, duke hequr mikrofonin dhe njëkohësisht qendrën e zërit.

Emiljano Shullazi i moshës 32 vjeçare me banim në Tiranë, u ndalua nga ana e Komisariatit Nr.2 në kryeqytet pas identifikimit të tij.

Ndërkaq nga ana e Prokurorisë së Tiranës, ka nisur puna për të sqaruar më tej rrethanat dhe motivet, për konsumim të veprës penale të “Pengimit të subjekteve për zgjedhjet në organet përfaqësuese”.

Ndërkaq burime zyrtare të policisë thonë se Shullazi ka pasur dhe më parë precedentë penalë, madje ka qenë edhe i burgosur për to.

a.y/NOA

KOMENTE