Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Paqja e munguar e revolucionit
English

Paqja e munguar e revolucionit

Nga Abdullah Gyl

President i Turqisë Vala e kryengritjeve në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore për nga rëndësia historike është e njëjtë me revolucionet e vitit 1848 dhe 1989 në Evropë.

Njerëzit e rajonit, pa përjashtim, u revoltuan jo vetëm në emër të vlerave universale, por po ashtu për të rifituar krenarinë dhe dinjitetin e tyre të shkelur për kohë të gjatë.

Por, çuarja e këtyre kryengritjeve drejt demokracisë dhe paqes, apo drejt tiranisë dhe konfliktit, do të varet nga ndërtimi i marrëveshjes së paqes izrealito-palestineze dhe paqes izraelito-arabe në një masë më të gjerë.

Vështirësitë e palestinezëve kanë qenë rrënja e trazirave dhe konfliktit në rajon dhe po përdoren si pretekst për ekstremizmin në të gjitha skajet e botës.

Izraeli, më shumë se çdo shtet tjetër, duhet të adaptojë një klimë të re politike në rajon. Por, nuk duhet të ketë frikë; lindja e fqinjësisë demokratike përreth Izraelit është një garancë e fuqishme për sigurinë e këtij shteti.

Në këto kohë trazirash, dy forca do ta formësojnë të ardhmen: dëshirën e njerëzve për demokraci dhe demografitë që vazhdojnë të ndryshojnë në rajon.

Herët a vonë, Lindja e Mesme duhet të demokratizohet dhe, sipas përkufizimit, një qeveri demokratike duhet të pasqyrojë vullnetin e popullit të tij.

Me vite të tëra, shumë qeveri në rajon nuk i kanë marrë në shqyrtim nevojat e qytetarëve të tyre, kur zbatonin politikën e jashtme. Historia vazhdimisht na e ka dëshmuar se një paqe e vërtetë, e ndershme dhe e qëndrueshme mund të arrihet midis popujve, jo midis elitave në pushtet.

Liderët e Izraelit duhet t’i qasen procesit paqësor me një mendësi strategjike dhe jo me manovrime taktike me pamje të kufizuar. Duke përqafuar status-quon e paqëndrueshme do ta vërë Izraelin në një rrezik më të madh.

Demografia në histori ka dëshmuar se është faktori vendimtar në përkufizimin e fatit të kombeve. Në 50 vjetët e ardhshëm, arabët do të përbëjnë shumicën dërrmuese të popujve midis Detit Mediteran dhe Detit të Vdekur. Dhe, gjeneratat e reja të arabëve janë më të vetëdijshme për demokracinë, lirinë dhe dinjitetin kombëtar.

Në këtë kontekst, Izraeli nuk mund t’ia lejojë vetes të perceptohet si një ishull apartheidi, i rrethuar me një det zemërimi dhe armiqësi arabe. Shumë liderë izralitë janë të vetëdijshëm për këtë sfidë dhe së këndejmi besojnë se krijimi i një shteti të pavarur palestinez është imperativ.

Turqia mendon në kontekstin strategjik për procesin paqësor izraelito-palestinez, jo vetëm pse e di se një Lindje e Mesme në paqe do të kishte përfitime të mëdha, por edhe për faktin se beson se nga paqja izraelito-palestineze do të përfitonte edhe pjesa tjetër e botës.

Prandaj, jemi të gatshëm të shfrytëzojmë gjithë kapacitetin tonë për të ndihmuar në negociata konstruktive dhe kemi besim të plotë se janë Shtetet e Bashkuara ato që kanë përgjegjësinë për t’u rreshtuar kah ligji ndërkombëtar dhe ndershmëria, kur është në pyetje procesi paqësor izraelito-palestinez.

*"New York Times"

KOMENTE