Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Politika ka vdekur”
English

“Politika ka vdekur”

Nga Bujar Plloshtani

"Politika ka vdekur", ose më mirë tek shtetet ballkanike nuk ekziston. Unë nuk besoj në politikë, madje dyshoj se nuk ka ekzistuar asnjëherë tek këto shtete me “qeverisje nevrastanike”. Në shtetet ku mungon potenciali dhe parulla iluministe “guxo” nuk mund të konsiderohet e jetësuar ekzistenca e politikës. Ose gjithashtu, në shtetet ku mungon forma e lartë e artit të qeverisjes nuk mund të presësh të rilind e madhërishmja dhe realja në kohë, por pasojmë absurdin. Kjo mund të jetë më e denjë apo e përshtatshme për të marrë në konsideratë mendimin drejt një qeverisje të zbatueshme për të gjithë. Politika nuk ka mundur të jetë një burim i mundshëm dhe kapital i ndonjë parimi moral absolut, por një burim i shpikur nga disa individ që kryesisht janë marrë me çështjen e tyre vetjake. Këtu, unë e humb ndriçimin e brishtë ndaj politikës, e cila realisht, nëse do të ekzistonte do të duhej të përfaqësonte konsideratat morale ekzistuese të shoqërisë dhe individëve të “përzgjedhur”. Kjo politikë nga aktor të krisur politik tek shohim sot nuk ngjajnë me veten, e as me llojin pragmatik të të kapërcyerit të nyjeve shoqërore, por ata e tendosin sa nuk e thyejnë harkun drejt të keqes së përgjithshme. Kur dikush i jep dorë besimit etik ndaj vetes për të triumfuar në masë, tërheq të drejtën gjersa të shtrembërojë moralin autoritativ nën këmbët e tij. Ky moral nuk është aspak i qartë, madje as politika tek shohim të bëhet nga aktor të krisur që jetojnë me pak shpirt të ketë zotërimin për pushtet të drejtë dhe human... Besimi i tyre në politikë, na thyen të gjithëve duke na mbushur kokën për një realitet të ri shoqëror me shpresa progresive dhe pragmatike brenda një shteti të pakuptimtë. Asgjë nuk është e nevojshme të mbetet në duart e një politike që ka vdekur, e aq më pak të një politike që e vdesin dita-ditës këta aktor të krisur. Prandaj, unë nuk besoj në politikë, sepse “politika ka vdekur” përballë këtyre shteteve, shoqërive, kulturave etj. Kjo është arsyeja e vetme pse unë nuk besoj në moralin e tyre të "ndërgjegjshëm", një mesazh i brishtë që kryesisht i drejtohet popullit të tyre për “ekzsitencë”, e cila më vonë shndërrohet në oborr mbretëror. Vdekja e politikës sot, është një mënyrë e kryer tashmë për të thënë se njerëzit s’janë më në gjendje reale të besojnë në ndonjë mënyrë të tillë “kozmike” që ata vetë nuk e njohin. Aktorët e krisur mund të besojnë tek vetja e tyre kozmike apo fizike, sepse ata ende e konsiderojnë Unin e tyre të pavdekshëm ndaj tjerëve.

Vdekja e politikës mund të më çojë mua në mos në kolltuqe zyrtare, por në paqe shpirtërore që është kaq e përkorë për ne njerëzit e rëndomtë. Këtu etika ime mund të ndihet konkrete dhe reale ndaj etikës së atyre që besojnë në politikë dhe që zhyten drejt saj për të përfituar. Në këtë mënyrë, humbja e ndriçimit të një baze absolute për moralin çon në nihilizëm. Kjo shprehje e nihilizmit është si pasojë e realitetit të hidhur për të cilën kanë punuar aktorë të krisur politikë për të gjetur një zgjidhje ndaj çështjes së tyre vetjake. Popullit që herë u gjunjëzohen kur u vijnë ciklet, herë i pështyjnë publikisht në mënyrë të tërthortë në fytyrë pa i diktuar këta të fundit. Mirëpo kjo është dëshmi konkrete kundrejt të gjithë atyreve që kanë besuar në politikë dhe që nuk kanë arritur të rivlerësojnë vlerat shoqërore për hir të fjalës apo etikës. Unë kam mendimin se shumica e njerëzve nuk e njohin vdekjen e politikës nga frika e thellë dhe e rrënjosur, por nga shkaku i fatit të injorancës. Prandaj, kur vdekja ka filluar të bëhet e njohur gjerësisht tashmë në këto kohrat e fundit, njerëzit domosdoshmërisht do të binin në një dëshpërim dhe nihilizëm, që fundja përkon me nocionin që shpie drejt fundit të kënaqësive, pra në shfrenim sferik. Kjo është pjesërisht arsyeja pse unë e konsideroj politikën, si “politikë të vdekur” bazuar nga qëndrimet konkrete të shoqërisë, tashmë të thelluar krejt në nihilizëm, shkaku i aktorëve që besojnë në politikë. Aktorët politikë janë veta ata që sjellin nihilizmin, mohimin e plotë të parimeve etike e kulturore, sepse ai nuk kujdeset për vlerat dhe fenomenet, por për çështjen e tij vetjake. Politika ka vdekur, vetëm nëse nuk do t’i japim një orientim të ri filozofik brezave të ardhshëm që të kapërcejnë nihilizmin e pashmangshëm dhe moralin e infiltruar nga politika.

NOA

KOMENTE