Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Poni: Angazhim maksimal për pajisjen e zgjedhësve me letërnjoftim elektronik
English

Poni: Angazhim maksimal për pajisjen e zgjedhësve me letërnjoftim elektronik

Tiranë, 22 prill 2011, NOA – Vetëm dy javë para zhvillimit të zgjedhjeve të 8 majit zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni deklaroi sot se zyrat e Gjendjes civile në njësitë bashkiake në Tiranë dhe Durrës do të jenë të hapura gjatë tërë ditëve të javës për të pajisur me letërnjoftime elektronike të gjithë të interesuarit, ndërsa në rrethe gjatë pesë ditëve të javës.

Ky angazhim maksimal theksoi Poni bëhet për t’u ardhur në ndihmë të gjithë zgjedhësve për të dhënë votëen e tyre në 8 maj.

“Me qëllim ardhjen në ndihmë të zgjedhësve për të krijuar mundësinë e plotë për të votuar, duke arritur standarde të larta zgjedhore, si dhe nisur nga koha e mbetur në dispozicion deri ne daten 08 maj 2011, u është kërkuar punonjësve të Gjendjes Civile dhe operatorëve të aplikimit për letërnjoftime elektronike, angazhim maksimal”, deklaroi Poni në një konferencë për shtyp.

Këtu ai bëri me dije edhe oraret kur do të jenë të hapura zyrat në Njësitë Bashkiake të Tiranës dhe të Durrësit:

“Ditët e javës, nga e hëna në të premte, deri më datë 29. 04. 2011,

nga ora 08 : 00 deri në orën 18:30.

Ditën e shtunë dhe të dielë dt. 23, 24. 04.2011 nga ora 08:00 deri në orën 16:00”, nënvizoi Poni.

Sipas tij të gjitha zyrat në rrethe, të cilat kanë zyra aplikimi për dokumenta identiteti do të jenë hapur gjatë pesë ditëve të javës nga e hëna në të premte, deri më datë 29. 04. 2011, duke punuar pa pushim nga ora 08 : 00 deri në orën 18:30.

Zëvendësministri i Brendshëm duke falënderuar kompaninë “Aleat” për mbështetjen tha se ky kalendar pune deri në 8 maj është bashkërenduar plotësisht edhe me përfaqësuesit e drejtuesit e Kompanisë Koncesionare “Aleat”, të cilët prodhojnë kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.

mit/NOA

KOMENTE