Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandal seksi dhe korrupsioni në SHBA, jep dorëheqjen senatori
English

Skandal seksi dhe korrupsioni në SHBA, jep dorëheqjen senatori

Uashington DC, 22 Prill 2011 - Senatori amerikan John Ensign ka dhënë dorëheqjen nga Kongresi pas hetimeve që kanë filluar ndaj tij për akuzat e korrupsionit dhe përfshirjes në një skandal seksual.

John Ensign, republikan nga Nevada, e ka përfaqësuar këtë shtet në Kongres për 11 vite, raporton radio Evropa e Lirë.

Senatori tha se nuk beson të ketë shkelur ndonjë ligj apo standardet e sjelljes së Senatit, por jep dorëheqjen në përpjekje për të mbrojtur familjen dhe votuesit e tij.

Hetimi i Senatit pjesërisht fokusohet dhe në faktin se prindërit e senatorit i kanë dhënë 96 mijë dollarë Sinthia dhe Dagllas Hamiltonit.

Senatori ka pranuar se ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Sinthian. Çifti Hamilton ishte pjesë e ekipit të senatorit.

KOMENTE