English

Aguilera, ikonë e homoseksualëve

SHBA, 23 Prill NOA - Është një ikonë gay, ashtu si shumë nga kolegët e saj të tjerë.

Në këtë mënyrë i kanë kërkuar të jetë sponsori i inaugurimit të “Gay Walk of Fame”, ku ajo pranoi pas pasur asnjë hezitim.

Christina Aguilera mbrëmjen e djeshme ka lënë gjurmët e duarve të saj në lokalin lgbt “The Abbey”, mes duartrokitjeve dhe shumë fansave.

Këngëtarja bjonde, me lukun e saj burlesque, është shoqëruar përgjatë gjithë kohës nga i fejuari Matthew Rutler. Me të, duhet thënë se Crisitina ka gjetur qetësinë, pas përfundimit të martesës me Jordan Bratman.

r.b/NOA

KOMENTE