Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet kapo i Sacra Corona Unita
English

Arrestohet kapo i Sacra Corona Unita

Brindisi, 23 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana – Arrestohet kapo i organizatës mafiozo-kriminale Sacra Corona Unita. Francesco Campana, 38 vjeç, u vu në pranga nga policia italiane, në një banesë në Oria.

Kujtojmë se Sacra Corona Unita është vlerësuar shpesh si vatër krimi me përfshirje shqiptarësh dhe deri në trafik të organizuar armësh në këto të paktën 20 vitet e fundit.

I cilësuar si kapo i mafies së Brindisit, Francesco Campana u zbulua pas përgjimeve të bëra nga policia lokale mbi bazën e disa të dhënave që u trajtuan me kujdes për dy vjet me radhë.

Policia thotë se Francesco Campana ishte kapo i organizatës mafioze, pasi këtë “post” e kishin trashëguar më parë, Giuseppe Rogoli dhe Salvatore Buccarella. Pak muaj më parë, më 27 shtator, ishte arrestuar dhe vëllai i Francesco Campana, Sandro në një vilë, në Porto Cesareo , lokalitet i Lecce.

Dy vëllezërit, ishin nën për atentatin ndaj Vincenzo Greco, më 1 korrik 2010.

Shefi i Policisë së Brindisit, Vincenzo Carella thotë se arrestimi i Francesco Campana mbyll ciklin e arresteve të kokave të organizatës Sacra Corona Unita që policia thotë se tani është shkatërruar plotësisht pas 18 arresteve të tjera që u kryen dhjetorin e kaluar. e.t/NOA

KOMENTE