English

Basha me maturantët: Nuk do ta mbyll Facebook-un tim

Tiranë, 23 Prill 2011 NOA/ Ervin Tirana - Në një takim sot me maturantët, kandidati demokrat Lulzim Basha i ka garantuar ata se në platformën e tij, parashikon krijimin e mundësive reale që çdo i ri të mund të vazhdojë arsimin e lartë.

Kurse iu drejtua maturantëve: “Sa prej jush e kanë vizituar faqen time në Facebook? Atëherë ta dini se ai forum nuk është deri me datë 8 maj, por vlerën e vërtetë të komunikimit do ta ketë midis jush dhe Kryebashkiakut tuaj të ardhshëm duke filluar nga data 9 maj”, tha Basha.

Gjithashtu, Basha tha se do të investojë në garat ndërshkollore në të gjitha rrafshet dhe për fituesit do të ketë një çmim të veçantë nga kryebashiaku.

“Ju do të jeni brezi i parë i studentëve në Tiranë që do pajiset me kartën studentore të Bashkisë së Tiranës. Unë do të ngre një fond special bursash. Pikësëpari do t’u jepet atyre që shkëlqejnë me rezultatet e tyre”, - premtoi Basha.

Ai theksoi se bashkia do të përcaktojë vetëm si fillim, vetëm vitin e parë 500 bursa për studentët në nevojë.

e.t/NOA

KOMENTE