Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Poliçani, qendër e fuqishme e punësimit
English

Berisha: Poliçani, qendër e fuqishme e punësimit

oliçan, (Skrapar), 23 prill, NOA - Kryeministri sa Sali Berisha deklaroi sot në takimin elektoral të Poliçanit se kjo bashki do të jetë një qendra e punësimit për banorët. “Ky proces, u shpreh kryeministri ka nisur me sukses të plotë. Sot janë rreth 460 punonjës që punojnë në këtë kombinat, nga vetëm 130 që ishin 6 muaj më parë. Ju garantoj se ky numër do të trefishohet në një kohë të shkurtër”, tha Berisha. Në prezantimin e kandidatit, Çaush Qato, kryeministri theksoi se qeveria do të mbështes çdo projekt për zhvillimin e kësaj zone.

Ai shtoi se gjatë këtyre viteve në qarkun e Beratit janë ndërtuar 430 km rrugë, duke u zotuar se në 4 vitet që vijnë në bashkinë e Poliçanit do të ndërtohet dhe rindërtohet çdo rrugë e rrugicë e saj.

“Gjatë këtyre viteve, në qarkun e Beratit ne kemi investuar, kemi ndërtuar 430 km rrugë, janë këtu për zotuar para muajsh që 4 vitet që vijnë, në bashkinë e Poliçanit, do të investojmë, do të ndërtojmë, do të rindërtojmë çdo rrugë e rrugicë të kësaj bashkie. Kemi ndërtuar në Berat 45 shkolla. Jam këtu për tu garantuar ju se në 4 vitet që vijnë, në qarkun e Beratit dhe në Poliçan do të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo shkollë, në parametrat më moderne”, tha Berisha.

Ai u shpreh se gjatë në 4 vitet që vijnë do të ketë 24 orë ujë për të gjithë banorët e qarkut të Beratit. “Berati qëndron në krye të përfitimit të subvencioneve të qeverisë, për fermat dhe fermerët. Janë subvencionuar 2000 ha blloqe të reja pemëtarie, kanë përfituar 5900 fermerë. Zotohem para jush se 4 vitet që vijnë do të subvencionohen 10 mijë ha dhe do të përfitojnë mbi 10 mijë fermerë. Vetëm në vitin 2011 parashikojmë të përfitojnë 1800 fermerë në një sipërfaqe prej 700 ha”, tha ai.

Ai u shpreh se kandidati i koalicionit qeveritar është njeriu i duhur për zhvillimin e qytetit.

“Ju ftoj të urdhëroni pavarësisht nga bindjet politike, në shtëpinë e "Aleancës për qytetarin". Kjo është shtëpia juaj, është shtëpia e interesave tuaja, e fëmijëve tuaja, e familjeve tuaja. Për ne ju jeni të parët, fëmijët tuaj janë të parët, familjet tuaja janë të parët. Poliçani është i pari, Shqipëria është e para”, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE