Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoqëri të ndryshme në zgjedhje të ndryshme
English

Shoqëri të ndryshme në zgjedhje të ndryshme

Shoqëri të ndryshme kanë tendenca të ndryshme, disa pranojnë rrugën informale të zgjidhjes së konfliktit, Ndërkohë që shoqëri të tjera preferojnë mjete më formale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

Brikena Kasmi

Zëvendësministre e Drejtësisë

Kam kënaqësinë që në cilësinë e zëvendësministres së Drejtësisë të hap ceremoninë dykuptimplotë që lidhet me ndërmjetësimin. Them dykuptimplotë pasi nga nja anë dita e sotme synon të finalizojë suksesin e një programi të suksesshëm ndërmjetësimi me mbështetjen e IFC-së dhe fillimin e një programi më të gjerë më mbështetjen e USAID ne gjyqësorin shqiptar. Instituti i ndërmjetësimit përbën një nga institutet më të rëndësishëm në drejtim të shtimit të aksesit të qytetarëve në drejtësinë shqiptare. Ky institut, si një mjet për zgjidhjen e konflikteve, po pranohet botërisht gjithnjë e më tepër. Historia ka treguar se nevoja për zgjidhjen e konfliktit ka bërë që njerëzimi në kohë të nxisë në praktikë aplikimin e procedurave të zgjidhjes alternative të mosmarrëveshjeve, procedura këto që me fitimin e eksperiencës janë përmirësuar dhe vazhdojnë të përmirësohen në vijimësi. Shoqëri të ndryshme kanë tendenca të ndryshme, disa pranojnë rrugën informale të zgjidhjes së konfliktit, Ndërkohë që shoqëri të tjera preferojnë mjete më formale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Gjithsesi duhet thënë se pavarësisht këtij “ndryshimi”, tendencat e fundit të shoqërive moderne tentojnë në zgjerimin e gamës të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve faktike qofshin këto dhe të ndërlikuara me qëllim shmangien e rrugës gjyqësore për shkak të kostove ekonomike dhe kohore që prodhon kjo e fundit.

Kërkesa në rritje për përdorimin e ndërmjetësimit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve është një proces kërkimi së paku në fillimet e tij për një mënyrë më të mirë për të zgjidhur konfliktet, qofshin këto brenda familjes, në marrëdhëniet juridiko-civile mes palëve apo ato ndërkombëtare. Ky rol kaq i rëndësishëm i ndërmjetësimit kërkon dhe angazhimin tonë maksimal për zhvillimin e tij. Në këtë kuadër, masat e marra nga Ministria e Drejtësisë përkojnë me hartimin dhe miratimin e një ligji për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Nevoja e miratimit të një ligji që rishikon tërësisht kuadrin ligjor ekzistues lindi si rrjedhojë e problemeve të hasura në praktikë për gjykatat ose subjektet e ngarkuara me zbatimin e ligjit, gjatë zhvillimit të procedurave të pajtimit si dhe në kuadër të adresimit të nevojës për rritjen e rasteve të zgjidhjeve jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve. Ky ligj i shërben gjithashtu përmirësimit të legjislacionit shqiptar në fushën e ndërmjetësimit duke mbajtur në konsideratë edhe aktet europiane. Gjej rastin të përmend reforma të rëndësishme që lidhen me performancë e sistemit të drejtësisë shqiptare të cilat janë ndërmarrë nga Ministria e Drejtësisë dhe qeveria shqiptare gjatë këtyre viteve. Disa prej tyre kanë filluar të japin impaktin e tyre pozitiv me ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e drejtësisë për qytetarët. Të tilla janë shërbimi i provës, ekzekutimi i vendimeve civile nëpërmjet përmbarimit privat dhe të tjera synohet të pasojnë sikurse ndihma juridike dhe komunikimet online të të gjithë sistemit të drejtësisë.

Shoqëria ka hedhur hapat e saj të siguritë drejt përafrimit dhe integrimit me standardet e BE- së, duke krijuar kushtet ku bazohen vlerat e respektit të dinjitetit njerëzor, lirisë, demokracisë dhe barazisë, shteti ligjor dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut duke përfshirë dhe të drejtat e minoriteteve. Prej mëse një viti Ministria e Drejtësisë ka koordinuar procesin e vazhdimësisë së reformave të nisura në drejtësi nëpërmjet hartimit të një strategjie të përbashkët të drejtësisë me aktorët e rëndësishëm të drejtësisë. Ky proces u finalizua me hartimin e dokumentit strategjik dhe planit të veprimit konkret për të garantuar një gjyqësor dhe drejtësi: efektive, efiçente, transparente, të përgjegjshme, të pavarur, Që gëzon besimin e publikut. Problemet e ndryshme të evidentuara deri më tani : si zvarritja e proceseve gjyqësore, prezenca e palëve, apo shkaqet që frenojnë luftën kundër korrupsionit janë në fokus të përmirësimeve ligjore. Në përputhje me programin e saj, Ministria e Drejtësisë ka në fokusimin e saj përmirësimet e nevojshme për plotësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor, ngritjen dhe konsolidimin e instituteve që ofrojnë drejtësinë private, ku përveç ndërmjetësimit do të përmend dhe fillimin e punës për arbitrazhin. Bazuar në sa më sipër, unë dëshiroj në mënyrë të veçantë të përgëzoj partnerët tanë ndërkombëtarë qeverinë amerikane, USAID, IFC-në si dhe partnerë të tjerë europianë të cilët asistojnë ministrinë e drejtësisë për përmbushjen e standardeve në arritjen e objektivave strategjik të integrimit. Dëshiroj gjithashtu të përmend dhe rolin dhe kontributin e veçantë që jep shoqëria civile shqiptare, sikurse Fondacioni për zgjidhjen e konflikteve, kontribut i cili me anë të bashkëpunimit synon njësimin e standardeve të dhënies dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarin shqiptar.

KOMENTE