Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli: Zgjedhjet e 8 majit duhet të jenë të qytetëruara
English

Topalli: Zgjedhjet e 8 majit duhet të jenë të qytetëruara

Golem, 23 prill, NOA – Kryetarja e Parlamentit dhe Nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli deklaroi gjatë takimit elektoral në komunën e Golemit se zgjedhjet e 8 majit duhet të jenë një model qytetarë. Topalli u shpreh se zgjedhjet për pushtetin vendor janë zgjedhje të rëndësishme, sepse kanë të bëjnë direkt me qytetarin. “Si shqiptarë ne kërkojmë zgjedhje të qytetëruara, si shqiptarë ne nuk pranojmë kurrë kulturën e dhunës, si shqiptarë ne e refuzojmë kulturën e dhunës. Si shqiptarë ne nuk urrejmë asnjeri, askënd dhe asgjë. Si shqiptarë ne duam qetësinë, si shqiptarë ne duam paqen. Si shqiptarë do të bëjmë të mundur që zgjedhjet e 8 majit të jenë zgjedhjet më të lira dhe më të qytetëruara që kemi njohur ndonjëherë”, tha zonja Jozefina Topalli.

Duke premtuar investime dhe mbështetje të kandidatit, Engjëll Murrizi, Topalli u shpreh se 4 vitet e ardhshme do të ketë mjaft investime në gjithë vendin.

“Ju i keni dhënë votën dhe i keni besuar Sali Berishës dhe mazhorancës aktuale. Ne kemi bërë të mundur që të mbajmë fjalën, që premtimin e bërë dy vite më parë ta bëjmë një realitet. Natyrisht premtimet nuk kanë qenë të thjeshta, kanë qenë të vështira, jashtëzakonisht të vështira, por duhej vetëm vullneti i fortë, guximi, kurajoja dhe dashuria për vendin, për t’i bërë të mundura këto reforma”, tha Topalli.

Ajo u shpreh se mazhoranca i ka vwnw vetes njw objektiv ambicioz “për ta bërë Shqipërinë një vend të zhvilluar brenda vitit 2017; projektet e zhvillimit të infrastrukturës dhe turizmit, do të bëjnë të mundur arritjen e një objektivi të tillë”.

Kryetarja e Kuvendit kërkoi edhe njëherë mbështetjen e banorëve të Golemit për kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Engjëll Murrizi, vizioni i të cilit, do ta kthejë Golemin ndër të tjera, një qendër turistike nga më të vizituarat.

a.k/NOA

KOMENTE